Home | Airport Info | Ardhja këtu

Moti: 19 ° C
Kompania ajrore NIKI 20 destinacione te reja per qytetaret e Kosoves
(19/05/2011)
NIKI– kompania ajrore tri here kampione ne F1, ...

Ardhja ketu


Nga Prishtina: Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ADEM JASHARI ndodhet 18 km në jug-perëndim të Prishtinës dhe 3 km në jug të Sllatinës, dhe jo më larg se 80 km nga qytetet tjera. Udhëtimi i juaj nga Prishtina do të zgjas përafërsisht 30 minuta.

 



 
Nga Shkupi: Duke u bazuar në shenjat e trafikut, shfrytëzoni drejtimin e kryeqytetit (Prishtina) dhe në vend që të hyni në qytet ju duhet të ktheheni në të majtë. Pasi që të arrini në stacionin kryesor të autobusave të Prishtinës, ju duhet të ktheheni në të djathtë ku duhet të bëni një kthesë në të majtë dhe pastaj vazhdoni drejt në drejtim të qytetit të Pejës. Koha e udhëtimit tuaj nga Shkupi është përafërsisht dy orë. 

 




Nga Peja: Ju duhet të shfrytëzoni rrugën kryesore Pejë – Prishtinë, pastaj duke ndjekur shenjat e trafikut ju do të shihni shenjën për hyrje në Aeroport në anën tuaj të djathtë ku dhe duhet të ktheheni.


Nga Mitrovica: Ju duhet të shfrytëzoni rrugën kryesore Mitrovicë - Prishtinë dhe kur të arrini në qytetin e Prishtinës kyçuni në rrugën kryesore Prishtinë - Pejë, pastaj duke ndjekur shenjat e trafikut ju do të shihni shenjën për hyrje në Aeroport në anën tuaj të majtë ku dhe duhet të ktheheni.


Nga Prizreni: Ka dy mundësi për t’u shfrytëzuar. E para është nëse merrni rrugën kryesore Prizren -Prishtinë dhe kur të arrini te shenja Komoran në anën tuaj të majtë duhet të ktheheni dhe të ndjekni rrugën kryesore Pejë - Prishtinë dhe t’i referoheni pjesës Nga Peja. Mundësia tjetër është të merrni rrugën kryesore Prizren – Prishtinë, duke kaluar përmes qytezës Shtime, dhe me të arritur në lidhjen kryesore të qytetit Lypjan, ju duhet të ktheheni në të djathtë.

 

Me taksi: Taksitë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ADEM JASHARI  SH. A janë në dispozicion për 24h dhe çmimi është rreth 25 €. Nga qytetet për në Aeroport taksitë janë në dispozicion 24 orë dhe çmimi është në bazë të sistemit me kilometrazh.

 

Me autobus:
Autobusët për në Aeroport janë në dispozicion për 24h; orari është çdo dy orë nga Aeroporti në qytet dhe anasjelltas. Autobusët nisen nga kryeqyteti (nga ndërtesat e Aeroportit), dhe nga Hoteli Grand (qendra e Prishtinës) dhe anasjelltas. Këta autobus janë vetëm për punëtorë të ANP-së deri në lëshimin e linjave komerciale.