Home | Airport Info | Pranimi i udhetareve

Moti: 30 ° C
Forum nderkombetar per Zhvillime dhe Investime ne aviacionin civil
(30/08/2010)
Ju veme ne dijeni se ne datat 29-30 ...

Pranimi i udhetareve



Çdo udhëtarë duhet të jetë së paku një orë e gjysmë para fluturimit të tij/saj. Procedurat e pranimit bëhen shumë shpejt duke iu falenderuar personelit që janë të përgatitur mirë profesionalisht po ashtu edhe pajisjeve bashkëkohore të cilat i posedon Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Çdo udhëtar regjistrohet për më pak se 3 minuta.   















Valixhet e regjistruara


Udhëtarët e klasës ekonomike kanë të drejtën në 20 kilogram të bagazhit pa pagesë! Udhëtarët e klasës biznes kanë të drejtën në 30 kilogram! Megjithatë, pesha maksimale për bagazh nuk mund të jetë mbi 32kg! Çdo tejkalim i kufizimit të peshës 32 kg për një valigje nuk pranohet ne sportel, ndërsa mni 20 kg  i nënshtrohet pagesës të vendosur nga kompanitë përkatëse ajrore. Bartja e gjësendeve të palejuara në bagazhin tuaj të regjistruar është e ndaluar. Simbolet e objekteve të rrezikshme janë të vendosura në secilin sportel të regjistrimit. 


 

Bagazhi i dorës


Bartja e gjësendeve të palejuara në valixhen tuaj të kabinës është e ndaluar. Simbolet e objekteve të rrezikshme janë të vendosura në secilin sportel të regjistrimit. Pesha maksimale për bagazh të dorës është 8 kilogram!