Home | Airport Info | Pranimi i udhetareve
Pranimi i udhetareve

Çdo udhëtarë duhet të jetë së paku një orë e gjysmë para fluturimit të tij/saj. Procedurat e pranimit bëhen shumë shpejt duke iu falenderuar personelit që janë të përgatitur mirë profesionalisht po ashtu edhe pajisjeve bashkëkohore të cilat i posedon Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Çdo udhëtar regjistrohet për më pak se 3 minuta.
Valixhet e regjistruara
Udhëtarët e klasës ekonomike kanë të drejtën në 20 kilogram të bagazhit pa pagesë! Udhëtarët e klasës biznes kanë të drejtën në 30 kilogram! Megjithatë, pesha maksimale për bagazh nuk mund të jetë mbi 32kg! Çdo tejkalim i kufizimit të peshës 32 kg për një valigje nuk pranohet ne sportel, ndërsa mni 20 kg i nënshtrohet pagesës të vendosur nga kompanitë përkatëse ajrore. Bartja e gjësendeve të palejuara në bagazhin tuaj të regjistruar është e ndaluar. Simbolet e objekteve të rrezikshme janë të vendosura në secilin sportel të regjistrimit.
Bagazhi i dorës 
Bartja e gjësendeve të palejuara në valixhen tuaj të kabinës është e ndaluar. Simbolet e objekteve të rrezikshme janë të vendosura në secilin sportel të regjistrimit. Pesha maksimale për bagazh të dorës është 8 kilogram!

