Home | Airport Info | Valixhet e juaja

Moti: 29 ° C
Forum nderkombetar per Zhvillime dhe Investime ne aviacionin civil
(30/08/2010)
Ju veme ne dijeni se ne datat 29-30 ...

Bagazhi juaj


Bagazhi juaj

Për tâju mbrojtur prej kërcënimeve të reja nga eksplozivët e lëngshëm, UNMIK‐u ka përshtatur rregulla të reja  të cilat  e  kufizojnë sasinë e  materieve  të lëngshme  që mund  tâi  kaloni  nëpër  pikat kontrolluese të sigurimit. Këto rregulla vlejnë për të gjithë udhëtarët që nisen nga Aeroporti  
Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP).  

Kjo  do  të  thotë  që,  në  pikat  kontrolluese  të  sigurimit,  ju  dhe  bagazhi  juaj  i  dorës  duhet  të  
kontrolloheni për materie të lëngshme si dhe artikuj tjerë të ndaluar. Sidoqoftë, udhëtarët që  
nuk i ndërrojnë aeroplanët në ndonjë aeroport në Bashkimin Evropian (BE), Zvicër, Norvegji,  
ose Islandë, ende mund të blejnë materie të lëngshme apo xhelatinoze në "Duty Free Shop" të  
ANP‐së.

Rregullat e reja zbatohen që nga data 06 Nëntor 2006, gjithashtu në tërë Aeroportet e BE-së, Zvicrës, Norvegjisë, ose Islandës deri në njoftimin e radhës.




Çka është e re?


Gjatë paketimit

Juve ju lejohet që të merrni vetëm sasi të vogla të materieve të lëngshme në bagazhin tuaj  
të dorës. Këto materie të lëngshme duhet të jenë në enë të ndara me kapacitet maksimal  
prej 100 mililitra secila. Këto duhet tâi paketoni në një qese plastike të tejdukshme që mund  
të hapet dhe mbyllet, me kapacitet jo më të madh se një litër për udhëtar (shih foton më  
poshtë).

Në aeroport

Për tâi ndihmuar personelit të  sigurimit që tâi dallojnë materiet e lëngshme, ju duhet të :

    * Paraqitni të gjitha materiet e lëngshme te personeli i sigurimit në pikën kontrolluese për ekzaminim;
    * zhvisheni xhaketën dhe/ose pallton. Ato do të kalohen ndaras nëpër makinën me rreze X derisa ju kaloni nëpër detektorin e metalit;
    * nxirrini kompjuterët laptop dhe pajisjet tjera të mëdha  elektrike nga bagazhi juaj i dorës. Ato do të kalohen ndaras nëpër makinën me rreze X derisa ju kaloni nëpër detektorin e metalit.

Materiet e lëngshme përfshijnë:

ujin dhe pijet tjera, supat, shurupet

kremrat, losionet dhe vajrat                                  

parfumet                                                             

xheli, përfshirë edhe xhelin për flokë dhe dush

përmbajtjet e kanoçeve me presion, përfshirë shkumën e rrojës, llojet tjera të shkumës dhe deodorantet

pastat, përfshirë pastën e dhëmbëve                                                                   

përzierjet e materieve të lëngshme me të ngurta   
maskara, dhe

çdo artikull tjetër me përbërje të ngjashme

       

Çka nuk ndryshon?

Ju edhe më tej mund të  :

paketoni materiet e lëngshme në bagazhin që e dorëzoni në "check in" - rregullat e reja

vlejnë vetëm për bagazhin e dorës;  

    * mbani në bagazhin tuaj të dorës barnat dhe racionet ushqimore të domosdoshme,

përfshirë ushqimin për bebe, për përdorim gjatë fluturimit. Mund tâju kërkojnë që të  
ofroni dëshmi për domosdoshmërinë e tyre;  

    * blini materie të lëngshme si pije dhe parfume në "Duty Free Shop" të ANP‐së, nëse nuk i

ndërroni aeroplanët në ndonjë  aeroport në BE, Zvicër, Norvegji, ose Islandë.

    * blini materie të lëngshme si pije dhe parfume në "Duty Free Shop" të ANP‐së, edhe nëse

ndërroni aeroplanët në ndonjë  aeroport në BE, Zvicër, Norvegji, ose Islandë, me kusht  
që këto materie të lëngshme të jenë në enë të ndara me kapacitet maksimal prej 100 ml  
secila dhe të paketuara në një qese plastike të tejdukshme, të përmendur më lart.

    * Të gjitha këto materie të lëngshme mund tâi merrni si shtesë të sasisë në qesen plastike që mund të hapet dhe mbyllet, të përmendur më lart .

Nëse keni ndonjë dyshim, ju lutemi ta pyesni personelin e aeroportit, kompanisë ajrore apo  
agjentin tuaj të udhëtimit para fluturimit.  

Ju lutemi të keni mirësinë  dhe të bashkëpunoni me sigurimin e aeroportit dhe personelin e  
kompanisë ajrore.

©Ky dokument është publikuar nga Zyra Rregullatore e Aviacionit Civil për Kosovë (ZRRAC).

Mohim i përgjegjësisë: Ky dokument përmbledh për informimin tuaj elementet kryesore të Qarkores përkatëse të ZRRAC-it; ky nuk është teksti ligjor në fjalë.