Home | Mireseerdhet ne Kosovë | Turizmi
Turizmi ne Kosove
Turizmi në Kosovë
Kosova është një vend mjaft intrigues për t’u vizituar me plotë histori dhe vende të bukura natyrale. Qeveria e Kosovës ka krijuar guidën zyrtare turistike për të gjithë vizitorët potencial.
Kosova gjendet në zemër të Europës Juglindore. Kosova ndodhet ndërmjet paralelës 42 dhe 44 të hemisferës veriore dhe ndërmjet 20° dhe 22° meridiani. E pozicionuar në qendër të Gadishullit të Ballkanit, Kosova paraqet një lidhje me rëndësi në mes të Europës së Mesme dhe Jugore, dhe detit Adriatik dhe atij të Zi. Sipërfaqja e Kosovës është 10,908 km2 dhe është e populluar nga rreth mbi 2 milion njerëz.
Boshti kryesor i lidhjes së regjionit të Ballkanit verior dhe jugor është i përbërë nga luginat e lumenjve Ibër, Sitnicë dhe Lepenc. Ky bosht ndan disa nga luginat përreth: afër Mitrovicës përgjatë lumit Ibër kalon magjistrala e Adriatikut që lidh bregdetin Malazez, afër Besianës (Podujevës); rrugët Llapi dhe Toplica që lidhin Kosovën me qyetin e Serb të Nishit dhe pjesën e brendshme të Gadishullit të Ballkanit; afër është qyteti i Prishtinës dhe lugina e Drenicës që lidhen me Drinin e Bardhë me rrugën më të shkurtër për bregdetin Shqiptar. Në qytetin e Ferizajit, kalimi i quajtur Morava e Binçës ndahet e pastaj lidhet me boshtet kryesore të lumit Morava dhe Vardar.
Klima
Klima dhe temperaturat në Kosovë ndryshojnë gjatë katër stinëve të vitit. Dimri është me borë dhe temperature të ulta, dhe në Prishtinë, kryeqytet i Kosovës, mesatarja e temperaturës shkon deri në - 2ºC. pranvera dhe vjeshta janë të ftofta dhe me reshje stinore, ndërsa vera është e nxehtë dhe e thatë (pa shi), mesatarja e temperaturës prej +22 ºC. Në Kosovë, mesatarja e temperaturës së lartë gjatë vitit lëviz nga +25 ºC dhe +38 ºC.
Flora dhe Fauna
Klima, ndryshimet e dheut dhe ujit kanë ndikuar në shumëllojshmërinë e botës bimore dhe shtazore në Kosovë.
Flora
Në zonën transitive nga fusha në regjionet malore ju do të shihni akaciat (drunjë fruta), pastaj manaferrën e bardhë, lisin e zi, drunj rrapi, plepin Kanadez, gushëkuqët Japoneze, dafinë dhe frashër.
Në regjionet malore, ahu është nga më të përhapurit e drunjve gjethërënës, dhe me rritje të gjerësisë (900 – 1500 m) fillojmë të gjejmë drunj që mbajnë gjethet e tyre: bredhi, pishë e zezë dhe e bardhë. Druri i gështenjës, si tregues i klimës mesdhetare, vazhdon përgjatë Bjeshkëve të Nemuna deri në Strellcin e Epërm dhe në Peja (në Zatra). Në një lartësi prej rreth 1,500m, fillojnë kullota duke vazhduar deri në 2,200m, dhe në shumë nga kullotat ju mund të gjeni boronica, bimë që jep një frutë të shëndoshë.
Fauna
Zona kodrinoro-malore është shumë më e begatshme me faunë. Në fushën dhe zonën kodrinore të pyjeve (Lipovica, Kleçka, etj.) ju do të gjeni derrin e egër, kaprollin dhe lepurin. Në mesin e shpezëve të egra që jetojnë në zonën fushore-kodrinore janë: korbi, laraska, gargulli, harabelin fushor, qukapikun, pëllumbin, turtulleshën, thëllëzën, fazanin, etj. Ariu i murrmë, dhia e egër, derri i egër, dhelpra, kaprolli, pulë e madhe dhe e vogël e egër, pulë e pyllit, thëllëza, ketri, etj. gjenden në zonën malore. Arinjtë janë më të përhapur në Alpet Shqiptare, në Sharr, Moknë, etj. Për turistët që gjuajnë gjah në pyjet e Lipovicës (Blinaja) dhe Kleçkës (jo fort larg nga Lypjani) janë më të përshtatshmet. Për sa i përket faunës ujore: troftë salmon, peshku dispar, ngjala, mustaku, krapi, skubat, torpedot, herengë, cironkë (familje e krapit), janë vetëm disa sosh.
Kultura
Kosova parqet një mjedis të begatshëm të trashëgimisë etno-kulturore, materiale dhe spirituale të periudhave të ndryshme historike me karakteristikat dhe tiparet.
Për të ardhur në Kosovë ju duhet të keni pasaportën (nuk keni nevojë për vizë)
Rrugë ajrore: Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës
Rrugë tokësore
Nga Shqipëria: Vërmica, Morina dhe Qafë Prushi
Nga Maqedonia: Hani i Elezit dhe Glloboçica
Nga Mali i Zi: Gryka e Çakorrit dhe Zhlebi
Nga Serbia: Merdare, Dheu i Bardhë, Muqibaba, Jarinje, Gazivoda
EURO përdoret si monedhë zyrtare.
Banka e Re e Kosovës – Neë Bank of Kosova
Nëna Terezë Rr. Nr: 49a,
10000 Prishtinë
Tel. +381 (0) 38 223 976
Banka Ekonomike – Economic Bank
Rr. Migjeni, Nr: 1,
10000 Prishtinë
Tel: +381 (0) 38 244 396
Banka për Biznes - Bank for Business
Rr. UÇK, Nr. 41,
10000 Prishtinë
Tel:.+381 (0) 38 244 666
KASA Bank
Rr. Rexhep Luci, 5
10000 Prishtinë
Tel: +381 (0) 38 246 180
ProCredit Bank
Rr. Skenderbeu
10000 Prishtinë
Tel: +381 (0) 38 240 248
Raiffeisen Bank Kosovo
Rr. UÇK, Nr. 51,
10000 Prishtinë
Tel: +381 (0) 38 226 400, 401

