Home | Airport Services | Cargo

Moti: 19 ° C
Kompania ajrore NIKI 20 destinacione te reja per qytetaret e Kosoves
(19/05/2011)
NIKI– kompania ajrore tri here kampione ne F1, ...

Cargo


Informacione lidhur me bartjen e mallrave (Cargo)

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ofron shërbime të ndryshme të bartjes së mallrave në mënyrë të shpejtë, efektive dhe profesionale. Siguria është përparësia jonë kryesore kështu që ne, përmes pajisjeve më bashkëkohore të skenimit, i kontrollojmë të gjitha mallrat që barten.

Me sistemin e sotshëm të sigurimit, me pajisjet teknologjike bashkëkohore dhe vëzhgimin me kamera, ne garantojmë një fluturim të shpejtë dhe efikas të mallrave.

Importuesit dhe eksportuesit e mallrave në Kosovë që duan t’i bartin mallrat e tyre përmes transportit ajror, nga muaji Prill 2009 kanë në dispozicionin e tyre linjën e re dhe aeroplanin e posaçëm  për bartjen e mallrave.

Kompania prestigjioze Turkish Airlines ka lansuar linjën e re për bartjen e mallrave, fillimisht me një fluturim në javë, çdo të Enjte, me destinacionet Istanbul-Prishtinë-Milano si një lidhje e Kosovës me Azinë dhe Europën Perëndimore. Kjo është një linjë e rregullt me kapacitet të mjaftueshëm, përmes Turkish Airlines që ka vënë në dispozicion një aeroplan të llojit Airbus 310.

Deri më tani, ne kemi pothuajse të gjitha kompanitë botërore si Adria Airways, Austrian Airlines, Malev, Turkish Airlines, dhe ndërlidhësit FEDEX, UPS, TNT, DHL dhe bartës ndërkombëtar të mallrave siç janë Aes Cargo & Move One, AGS, Interdean Interconex të cilët operojnë në Kosovë dhe të gjithë bartin mallra nëpërmes Aeroportit tonë duke përdorur pajisjet  tona të bartjes së mallrave:



Objektet e CARGO-s:

Depoja operative e CARGO-s

Frigoriferi për ruajtjen e ngarkesave të ftohta

Piruni për ngarkimin dhe shkarkimin me kapacitet prej 5 Tonësh

Pirunët dhe ngritëset në dispozicion

Koha e limituar e ruajtjes së mallrave: 24 ditë, mallrat që prishen shpejt 1 ditë

Shënim: dërguesi do të paguan tarifën shtesë  të depos, nëse mallrat nuk merren përbrenda kësaj kohe të  kufizuar (24 ditë).

Depoja me ftohje: në dispozicion

Sigurimi i gjërave të çmuara: nuk është në dispozicion.

Secila kompani transportuese duhet të organizon marrjen e dërgesës menjëherë pas ardhjes.

Përshëndetje nga ekipi i cargo-s, ju lutemi të mos ngurroni për të na kontaktuar.
 

Detajet kontaktuese të Cargo-s:

Udhëheqësit e ekipeve: +381 38 5958 1747 (Informacione mbi të gjitha dërgesat)

Menaxheri: +381 38 5958 174

Financat: +381 38 5958 176

Depoja: +381 38 5958 178
 
Email : cargoprn@airportpristina.com



reklama