Home | Airport Services | Cargo
Cargo
Informacione lidhur me bartjen e mallrave (Cargo)
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ofron shërbime të ndryshme të bartjes së mallrave në mënyrë të shpejtë, efektive dhe profesionale. Siguria është përparësia jonë kryesore kështu që ne, përmes pajisjeve më bashkëkohore të skenimit, i kontrollojmë të gjitha mallrat që barten.
Me sistemin e sotshëm të sigurimit, me pajisjet teknologjike bashkëkohore dhe vëzhgimin me kamera, ne garantojmë një fluturim të shpejtë dhe efikas të mallrave.
Importuesit dhe eksportuesit e mallrave në Kosovë që duan t’i bartin mallrat e tyre përmes transportit ajror, nga muaji Prill 2009 kanë në dispozicionin e tyre linjën e re dhe aeroplanin e posaçëm për bartjen e mallrave.Kompania prestigjioze Turkish Airlines ka lansuar linjën e re për bartjen e mallrave, fillimisht me një fluturim në javë, çdo të Enjte, me destinacionet Istanbul-Prishtinë-Milano si një lidhje e Kosovës me Azinë dhe Europën Perëndimore. Kjo është një linjë e rregullt me kapacitet të mjaftueshëm, përmes Turkish Airlines që ka vënë në dispozicion një aeroplan të llojit Airbus 310.
Deri më tani, ne kemi pothuajse të gjitha kompanitë botërore si Adria Airways, Austrian Airlines, Malev, Turkish Airlines, dhe ndërlidhësit FEDEX, UPS, TNT, DHL dhe bartës ndërkombëtar të mallrave siç janë Aes Cargo & Move One, AGS, Interdean Interconex të cilët operojnë në Kosovë dhe të gjithë bartin mallra nëpërmes Aeroportit tonë duke përdorur pajisjet tona të bartjes së mallrave:
Objektet e CARGO-s:
Depoja operative e CARGO-s
Frigoriferi për ruajtjen e ngarkesave të ftohta
Piruni për ngarkimin dhe shkarkimin me kapacitet prej 5 Tonësh
Pirunët dhe ngritëset në dispozicion
Koha e limituar e ruajtjes së mallrave: 24 ditë, mallrat që prishen shpejt 1 ditë
Shënim: dërguesi do të paguan tarifën shtesë të depos, nëse mallrat nuk merren përbrenda kësaj kohe të kufizuar (24 ditë).
Depoja me ftohje: në dispozicion
Sigurimi i gjërave të çmuara: nuk është në dispozicion.
Secila kompani transportuese duhet të organizon marrjen e dërgesës menjëherë pas ardhjes.
Përshëndetje nga ekipi i cargo-s, ju lutemi të mos ngurroni për të na kontaktuar.
Detajet kontaktuese të Cargo-s:
Udhëheqësit e ekipeve: +381 38 5958 1747 (Informacione mbi të gjitha dërgesat)
Menaxheri: +381 38 5958 174
Financat: +381 38 5958 176
Depoja: +381 38 5958 178
Email : cargoprn@airportpristina.com
reklama

