Home | Rreth Kompanise | Media

Moti: 20 ° C
Startojne fluturimet e EasyJet, ne dimer rritet numri i fluturimeve
(20/07/2010)
Aviokompania e fluturimeve te lira, low cost, EasyJet, ...

Startojne fluturimet e EasyJet, ne dimer rritet numri i fluturimeve


Fluturimi i kësaj kompanie, e cila starton me katër fluturime në javë nga Zvicra në Kosovë, konkretisht dy fluturime nga Baseli dhe dy të tjera nga Gjeneva, shenjon Aeroportin e Prishtinës në hartën e destinacioneve të kësaj kompanie gjigante, duke e kthyer njëkohësisht ANP-në në të vetmin aeroport në regjion ku kompania kryen fluturime.
EasyJet është aviokompania lider në Evropë me çmimet më të lira.
Për momentin ka një flotë prej 182 aeroplanësh të angazhuar në 504 destinacione të ndryshme, prezente në 119 aeroporte të 29 vendeve të ndryshme ndërsa vitin e kaluar ka bartur mbi 46 milionë udhëtarë në vitin e kaluar.

â Janë disa momente të rëndësishme që paraqet fillimi i fluturimeve nga ana e EasyJet. Momenti i parë është si ekonomik ashtu dhe politik pasi kemi të bëjmë më një kompani gjigante që ka hyrë tashmë në Kosovë dhe ky fakt paraqet sinjal shumë të mirë për investitorët të tjerë të jashtëm që bazojnë investimet e tyre në vende të ndryshme pas hyrjes së kompanive të mëdha.

 Momenti tjetër është kushtet e sigurisë që plotëson dhe që po dëshmohen në ANP dhe e treta apo ndoshta edhe më e rëndësishmja krijimi i konkurencës me qëllim të lirimit të biletës me qëllim lirimin sa më të madh të çmimeve të biletave për qytetarët e Kosovës" tha drejtori menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa.

Biletat e kësaj aviokompani nga Zvicra në Kosovë ose anasjelltas kanë qënë në shitje që prej disa muajsh dhe sipas zyrtarëve të kësaj kompanie rreth 20 përqind të biletave janë shitur me çmim fillestar duke filluar nga 39 franka.
Kopanitë low cost si EasyJet shesin bileta vetëm online dhe sa më herët që rezervohet dhe paguhet ajo, aq më lirë kushton.

„ Këto linja të reja ne na ofrojnë një mundësi të madhe që përfundimisht të ofrojmë bileta të përballueshme për familjet Kosovare që jetojnë në Zvicër dhe të kenë mundësi ti vizitojnë të afërmit e tyre. Ne poashtu presim që banorët Kosovar të kenë mundësi të vizitojnë Zvicrën për kënaqësi apo për biznes. Sa i përket fluturimeve kemi marrë një përgjigje të fortë gjatë muajve të parë duke rezervuar kaq shpejt bileta. Andaj ne kemi vendosur që në dimër të ngrisim kapacitetin nga BSL dhe GVA nga dy fluturime në jave në tri fluturime në javë. Ne presim që të bartim rreth 20 000 udhëtarë prej fillimit të operimeve dhe deri në fund të sezonit të Verës më 24 Tetor 2010 „: tha menaxheri i marketingut të Easy Jet, Peter Voets.



Aeroporti, 10 milion euro dividente per buxhetin e Kosoves


 

Bordi i Drejtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, miratoi sot gjatë një mbledhje të rregullt kalimin e 10 milionë eurove nga xhirollogaria e kompanisë në buxhetin e Kosovës, në emër të dividentës apo fitimeve neto për vitin 2009.

Ndarja e dividentës paraqitet historike për kompaninë, pasi është hera e parë që Aeroporti ndan dividentë për aksionarin, në këtë rast Qeverinë dhe Buxhetin e Kosovës.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës deri në vitin 2007 ka punuar me humbje dhe për realizimin e disa investimeve kishte marrë kredi nga bankat komerciale dhe nga vet Qeveria e Kosovës, kredi të cilat u kthyen në vitin 2009 në shumën prej rreth 5 milionë eurove.  

“Ndarja e dividentës dhe kalimi i 10 milionë eurove nga kontot e kompanisë në buxhetin e Kosovës është një moment i vecantë jo vetëm për faktin se po bëhet për herë të parë, por edhe për arsyen tjetër që tregon menaxhimin dhe qeverisjen koorporative efikase të kompanisë përgjat këtyre viteve”, tha drejtori menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa.

Sipas tij, vetëm tre vite më herët aeroporti ka punuar me humbje apo fitime minimale, ndërsa që nga 2008 ka arritur të sigurojë fitime të mira të cilat shtuan atraktivitetin e kompanisë në periudhën e koncesionit.

‘Oferta e dhënë nga koncesionari, kompania Airport de Lyon – Limak, për dhënjen e afër 40 përqind të të hyrave bruto përgjatë 20 viteve dhe realizimi i investimeve prej 100 milionë eurove, është e bazuar në fitimet dhe parametrat pozitiv që kemi arritur të sigurojmë dhe ti propagandojmë në vende të ndryshme të botës”, tha tutje Mustafa.

Viti 2009, i cili siguroi dividentën prej 10 milionë eurove, ishte një prej viteve më të mira edhe sa i përket numrit të fluturimeve dhe udhëtarëve, duke arritur dhe tejkaluar shifrën prej 1. 2 milionë udhëtarëve.

Trendi i rritjes ka vazhduar edhe gjatë vitit 2010.

Sipas statistikave përgjatë këtyre 5 muajve të këtij viti të hyrat janë rritur për 12 përqind, numri i udhëtarëve është rritur në rreth 10 përqind ndërsa numri i fluturimeve mbi 10 përqind.

 



Investitoret: Aeroporti eshte ne rregull, duhet vetem te zgjerohet


Shefat ekzekutiv dhe përfaqësues të tjerë të tre kompanive konkurente të kualifikuara për të marrë me koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës,  “Fraport Ictaf Hava Limani Isletme A.C, konzorciumi Bouyges Batiment - Egis Segap dhe konzorciumi Limak -Aeroport de Lion u shprehën shumë të kënaqur dhe të befasuar me gjendjen aktuale të të vetmit aeroport në Kosovë.
Gjatë një vizite që i bënë ata aeroportit, në kuadër të Konferencës për Investitorë që po mbahet nga ana e Qeverisë së Kosovës, ata u njohën nga ana e drejtorit menaxhues  Agron Mustafa me performansën financiare dhe operative të kompanisë gjatë viteve të fundit.
“Mund të ju them me bindje të plotë se ANP është një prej aeroporteve më atraktive në regjion. Jemi certifikuar në fund të vitit 2008 me një certifikatë ndërkombëtare nga Islanda, çertifikatë që dëshmon plotësimin e kritereve ndërkombëtare  për operim. Dëshmi e atraktivitetit të këtij aeroporti është fakti se tek ne operojnë kompanitë më të njohura përshirë British Airways, Austrian Airlines, Turkisht Airlines, Air Berlin, Swiss, Malev, Germania dhe shumë e shumë kompani tjera të njohura. Numri i udhëtarëve që kanë operuar këto kompani gjatë 2009 është mbi 1.2 milionë udhëtarë”, tha Agron Mustafa, drejtor menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Sipas tij, fitimet neto të aeroportit në vitin 2009 duke përfshirë disa të hyra të jashtëzakonshme janë rreth 11 milion euro, ndërkohë që kompani tjera të mëdha dhe me emër pritet të operojnë në këtë aeroport nga sezoni veror.
“Mund të ju them edhe një lajm të mirë. Easy Jet, kompania më e madhe ndërkombëtare e fluturimeve të lira është para vendimit final për të fluturuar minimum 4 herë në javë nga Zvicra në Prishtinë dhe anasjelltas. Shpresojmë që konkurenca gjatë viteve në vazhdim do të forcohet dhe më shumë dhe nga kjo do të përfitojnë drejtpërdrejt udhëtarët përmes fluturimeve më të lira”, tha tutje drejtori Mustafa.
Pas prezentimit shefat edhe përfaqësuesit e tre kompanive konkurrente, kanë vizituar pothuajse të gjitha pjesët e aeroportit, nga ku u ndanë shumë të kënaqur.
Philipp Bernard, Zyrtari Kryesor Ekzekutiv- CEO, i Aeroports de Lyon, tha se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është shumë atraktiv dhe i zhvilluar .
“Jemi të befasuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Na ka befasuar  sidomos fakti që ky aeroport operon me standarde të larta ndërkombëtare, çdo gjë është në vendin e vet dhe nga sa po shohim ky menaxhment është menaxhues në mënyrë profesionale . Nga vizita që bëmë, mund të konkludojmë se çdo gjë ëshë në rregull me përjashtim të faktit që ky aeroport duhet zgjeruar më shumë. Jemi me fat që jemi pjese e këtij tenderi”, tha CEO i Aeroport de Leyon Philipp Bernad, duke përgëzuar edhe menaxhmentin për punën e tij.



Aeroporti, 1.2 milion udhetare dhe rreth 11 milione euro fitime te pasterta ne 2009


Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinë po mbyll vitin 2009 më një shifër të jashtëzakonshme të rritjes së numrit të udhëtarëve, fluturimeve dhe fitimeve neto, krahasur me vitin paraprak,  2008.“Janë rreth 11 milionë euro fitime në vitin 2009, apo më shumë se 50 përqind nga viti 2008, kur fitimet në ANP ishin rreth 7 milionë euro.

Fitimet e realizuara këtë vit tejkalojnë të gjitha parashikimet”, tha Drejtori Menaxhues Agron Mustafa, duke shtuar se totali i të hyrave të përgjithëshme të kompanisë do të jetë rreth 30 milionë euro duke përfshirë disa të hyra të jashtëzakonshme.
Ai ka treguar se për dallim nga vitet e tjera kur fitimet e kompanisë janë investuar në projekte kapitale në vitin 2010, investimet kapitale janë të reduktuara në minimum dhe fitimet nuk do të investohen, por do të jenë të akumuluara dhe për fatin e tyre do të vendosë aksionari, që në këtë rast është Qeveria e Kosovës.

“Me kënaqësi deklaroj që aksionarit, Qeverisë – buxhetit të Kosovës në momentin e dhënies me koncesion të Aeroportit, do të jemi në gjendje ti lëmë në dispozicion një shumë prej rreth 10 milionë euro në emër dividentës.

Kjo shumë do të ishte shumë më e madhe, por aeroporti ka pasur investime kapitale në vitet e fundit prej miliona eurove dhe siç e dini në gusht të këtij viti ne kthyem një kredi prej 5.4 milionë euro të marrë para dy viteve, çka pa dyshim ka ndikuar në rrjedhën e parasë së gatshme të aeroportit, e cila rrjedhë e parasë prap se prap është pozitive”, tha Mustafa.

Numri i udhëtarëve gjatë këtij viti u rrit për rreth 6 përqind krahasuar me 2008, ndërsa  rrritja e numrit të fluturimeve shkon nga 17 deri në 20 përqind.
“Po mbyllim vitin me shifra jashtëzakonisht të sukseshme dhe premtuese për të ardhmen e  kompanisë. Shprehur në përqindje rritja e numrit të udhëtarëve shkon në rreth 6 përqind, që paraqet një shifër të konsiderushme duke pasur parasysh krizën ekonomike dhe rënien e numrit të udhëtarëve gati në të gjithë aeroportet e regjionit dhe më gjërë”, tha drejtori menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa.

Vitin e kaluar nëpër ANP kaluan mbi 1 milionë e 100 mijë udhëtarë komercial ndërsa këtë vit, numri i udhëtarëve do të arrijë shifrën mbi 1.2 milion udhëtarë komercial.
Në 2008, për herë të parë u arrit dhe u tejkalua në historinë e kompanisë shifra prej 1 milionë udhëtarëve komercial.
“Veç rritjes së numrit të udhëtarëve, impresionuese paraqitet rritja e numrit të fluturimeve. Krahasuar me vitin 2008, kemi shërbyer rreth 1,000 aeroplanë më shumë” , tha tutje drejtori Mustafa.

Sipas tij, arsyeja e rritjes kaq të madhe të numrit të fluturimeve, 17 deri 20 përqind apo rreth 1000 fluturime më shumë, është fakti se ANP ka filluar të punojë 24 orë dhe 7 ditë në jave si dhe ofrimi i Programit Nxitës dhe Stimulues për Aviokompanitë.

“Puna 24 orë dhe Programi Nxitës dhe Stimules për Aviokompanitë bëri që mjaft kompani ekzistuese të rrisin numrin e fluturimeve dhe disa të tjera të shtojnë interesimin që të fillojnë për herë të parë fluturimet nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Kemi kompani që pas fillimit të punës në orarin e natës dhe programit sitmules nga 7 fluturime që kishin më parë , tani fluturojnë 14 herë në javë.

Shumica prej kompanive përgjithësisht kanë rritur fluturimet për shkak të përfitimeve që ju sjell ky progam, gjë që ka sjellë që numri i fluturimeve të jetë më i madh për rreth 1,000 fluturime”, pohoi Mustafa.

 

 agron_mustafa_1_251209.mpg 

 agron_mustafa_2_251209.mpg

 agron_mustafa_3_251209.mpg

 agron_mustafa_4_251209.mpg

 pamje_251209.mpg


 

 



EasyJet: Aplikimi fillestar eshte kryer, ne dhjetor vendimi


  Përfaqësuesit e njërës prej aviokompanive më njohura dhe me shërbime më të lira në botë „ EasyJet “, thanë se gjatë muajit dhjetor kompania që ata drejtojnë do të marrë vendime konkrete lidhur me numrin e fluturimeve dhe detajet e tjera të bashkëpunimit me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. „Muaji dhjetor 2009 është koha kur EasyJet merr vendimin për hapjen linjave të reja për sezonin veror 2010 dhe se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës si destinacion i ri për këtë kompani, ka gjasa shumë të mira të jetë i përfshirë në listën e destinacioneve për të ofruar shërbime të transportit ajror nga muaji qershor i vitit 2010. Për këtë është bërë edhe aplikimi fillestar për sllote (‚koha e arritjes dhe shkuarjes‘) në ANP nga ana jonë “, deklaroi z.Paul Croft, përfaqësuesi i EasyJet gjatë një takimi që pati me delegacionin e ANP në konferencën e IATA për ndarjen e slloteve që u mbajt javën që shkoi në qytetin Montreal të Kanadasë. Përfaqësuesit të EasyJet-it, kontaktet me menaxhmentin e  ANP –së i kanë filluar që në mesin e vitit 2008, ndërsa para dy javësh EasyJet kaloi në veprime konkrete duke aplikuar për të marrë sllote të fluturimeve dy herë në javë, në relacionin Gjenevë - Prishtinë dhe anasjelltas.„Aplikimi i kompanise shumë të njohur EasyJet për të operuar në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës dëshmon se ky aeroport është ndër më atraktivët në regjion.Ne si menaxhment së bashku me bordin e kompanisë, përveq kalimit në 24 orë operime pa ndërprerë, kemi miratuar Programin Nxitës dhe Stimules për aviokompanitë, ku aviokompanive të cilat vinë të fluturojnë në Kosovë iu ofrohen beneficone dhe stimulime të ndryshme dhe ky program prej të

cilit përfitojnë shumë kompani vec se ka dhënë efektin e vetë. Numri i fluturimeve është rritur për 17 përqind në saje të këtij programi “, tha Agron Mustafa, Drejtor Menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Sipas tij, menaxhmenti i ANP-së është duke bërë përpjekje për ta sjellë në Kosovë edhe kompaninë tjetër të njohur për flotën e madhe dhe çmimet e lira, Czech Airlines.„Kësaj kompanie i është bërë i njohur Progami Nxitës dhe Stimulues për Aviokompanitë që ne kemi miratuar dhe kjo kompani ka futur ANP në „short listing“ apo thënë shqip në listën e ngushtë të aeroporteve nga ku ata mund të fillojnë linjën e re të fluturimevem nga Praga dhe anasjelltas.Qëllimi i jonë si menaxhment i ANP-së është ta rrisim sa më shumë konkurencën dhe pasagjerve tanë ti ofrohen mundësi të mira dhe më të lira për të fluturuar në destinacione të ndryshme“, tha tutje drejtori Mustafa.   Ndryshe, në  çdo vend ku operon  EasyJet, si strategji të saj ka aplikuar çmimet e lira karshi konkurrencës. Vetëm në nëntëmujorin e parë të këtij viti, kjo kompani ka realizuar të hyra prej 2.6 miliardë funta dhe u ka shërbyer 45.2 milionë pasagjerëve.Gjatë këtij viti, biletat e kompanisë EasyJet nuk kanë qenë më të shtrenjta se 30 funta angleze. Fluturimi nga Londra për në Itali kushton vetëm 30 funta angleze, derisa për në Gjermani kushton 29 funta.  EasyJet aktualisht mban linja të rregullta fluturimi në më shumë se 100 qytete në 27 shtete të Evropës. Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës pas fillimit të punës non-stop 24 orë dhe miratimit të Programit Nxitës dhe Stimulues për Aviokompanitë gjatë vitit 2009, ka patur një rritje të shkëlqyer të numrit të fluturimeve dhe udhëtarëve.Vetëm gjatë muajit nëntor dy aviokompani me reputacion të madh ndërkombëtar, Swiss Intenational dhe Air Berlin, filluan linja të rregullta në relacionin Zvicër- Kosovë. Kompania zviceriane ka filluar thuajse me dy fluturime në ditë, një paradite dhe një pasdite, ndërsa Air Berlin me 1 fluturim në ditë.
 



Sherbim ndryshe dhe i vecante per VIP-komercial ne Aeroport


29 Tetor 2009


Aeroporti Ndërkombëtar  i Prishtinës që  nga 1 Nëntori  ka vendosur të  ofrojë produktin e ri që ka të bëjë me trajtimin më ndryshe për  të  gjithe VIP-të komercial si biznesmenët, artistët, këngëtarët, gazetarët etj,  praktikë  e cila ndiqet në të gjithë aeroportet e tjera ndërkombëtare.
Produkti më i ri i Aeroportit Ndërkombëtar  të  Prishtinës quhet “VIP Custumer” dhe përfshinë  shërbime të  posaçme për këto kategori, me të  mbë rritur në  aeroport.
Ky shërbim do të ofrohet ndaras nga shërbimi VIP- Protokoll, i cili përfshin personalitet e larta shtetërore dhe politike.
“Kemi menduar që  kategori të  ndryshme të  shquara të  shoqërisë  si biznesmenë, artistë, gazetarë, këngëtarë kanë nevojë për respekt më të veçantë dhe trajtim më ndryshe si në të gjitha aeroportet e tjera. Përmes shërbimit të  VIP Customer këto kategori gjatë qëndrimit të tyre ne aeroport do të përjetojnë një eksperiencë luksoze, të jashtëzakonshme dhe të shpejtë”, tha Drejtori Menaxhues i Aeroporti Ndërkombëtar të  Prishtinës, Agron Mustafa.
Ekstra shërbimi ndaj VIP komercial përfshin parkingun afër terminalit, Check-in  nga punëtorët e Aeroporti pa pritje dhe të posaçëm nga udhëtarët e tjerë, kalimi poashtu i veçantë  dhe i shpejtë i kontrollit të pasaportave dhe akomodim në Dhomën e Biznesit ku do te gjejnë komoditet dhe kushte ekstra.
Në Dhomën e Biznesit VIP-të komercial do kenë, kompjuter me lidhje interneti, waireless, Air Condition, Televizion Satelitor, Pije Alkoolike dhe Jo Alkoolike pa-kufizim, Sendwich, ëmbëlsira  dhe ushqime të  tjera të  shpejta.
Gjithashtu edhe përcjellja deri ne Aeroplan do të  bëhet me makinë të dedikuar për VIP, ndaras nga udhëtarët e tjerë,  ndërsa gjatë  gjithë  kohës VIP do të  jenë  të shoqëruar nga stafi i kompanisë i cili do të jap maksimumin për sigurimin e komoditetit të tyre.
“Ofrimi i këtij shërbimi për VIP-të komercial vjen pas blerjes dhe vënies në funksion të  Ambulant-Lift, që  shërben për bartjen e personave të hendikepuar nga terminali deri në  aeroplan. Si menaxhment jemi të  përkushtuar që të punojmë  për plotësimin  nevojave  të veçanta për të gjitha shtresat  e shoqërisë që  udhëtojnë  nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar  të  Prishtinës”, tha tutje Mustafa.
Aeroporti Ndërkombëtar  i Prishtinës pritet që këtë vit të procesojë më shumë udhëtarë prej më së paku 5% nga viti i kaluar. Udhëtari i 1 miliontë kaloi të dielën e kaluar, 20 ditë me herët se në vitin 2008.

 

  Agron-Mustafa-1-291009.mpg 

 

 

  Agron-Mustafa-2-291009.mpg

 

 pamje aeroport-291009.mpg 

 



Udhetari i 1 milionet, 20 dite me heret se vitin e kaluar


 25 Tetor 2009

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës sot kaloi udhëtari i 1 milionët, gati 20 ditë më herët se vitin e kaluar, statistikë e cila jep optimizëm jo vetëm për aeroportin, por për të gjithë ekonominë e Kosovës, duke pasur parasysh rënien e theksuar të numrit të udhëtarëve në mbarë botën.

Vitin e kaluar udhëtari i 1 milionët kaloi në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës me datë 12 Nëntor.

“ Në 2008 për herë të parë në historinë e këtij aeroporti u arrit dhe u tejkalua shifra prej 1 milionë udhëtarësh  me ç’rast organizuam dhe një ceremoni. Këtë vit, nëse gjithçka do të ishte normale, kalimi i udhëtarit të 1 milionët nuk do të përbënte lajm. Por, duke pasur parasysh krizën dhe rënien e numrit të udhëtarëve gati në të gjitha aeroportet e regjionit, kalimi i këtij udhëtari 20 ditë më herët se vitin e kaluar, paraqet një statistikë optimiste dhe rritje të konsiderueshme të numrit të udhëtarëve”, tha Drejtori Menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa.

Gjatë vitit 2008, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës pati 1 milionë e 137 mijë udhëtarë komercial dhe 100 mijë ushtarakë.

Shprehur me shifra rritja e numrit të udhëtarëve deri në këtë periudhë, krahasuar me vitin e kaluar, është rreth 5 përqind, ndërsa numri i fluturimeve është rritur mesatarisht për 17 përqind.

“ Masat që ndërmorëm për të mos u përfshirë nga kriza dhe për të rritur tutje numrin e udhëtarëve si fillimi i punës gjatë orarit të natës apo aeroporti i hapur 24 orë,- veprim që rriti kapacitetet e pritjes të aeroportit, dhe programi nxitës për kompanitë ajrore që rriti për 17 përqind numrin e fluturimeve, dhanë efektin e tyre pozitiv. Jemi shumë të kënaqur që për vitin 2009 nuk e ndjemë krizën”, tha tutje Drejtori Menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa. 

Nga publikimi i statistikave në websajtet e tyre, gati të gjitha aeroportet në regjion janë të përfshira në rënien e numrit të udhëtarëve. 

Aeroporti i Shkupit ka rënie të numrit të udhëtareve prej 7 përqind, Aeroporti i Beogradit ka rënie prej 12 përqind ndërsa Aeroporti i Zagrebit dhe ai i Lubjanës po ashtu kanë rënie mbi 10 përqind të numrit të udhëtarëve.



Aeroporti, teknologjine e fundit ne sherbim te njerezve me aftesi te kufizuar


 

4  tetor 2009

 

Qytetarët me aftësi të kufizuar - të hendikepuarit, ata në moshë të shtyrë etj, që nga dita e sotme nuk do të maltretohen duke u bartur me karroca invalidësh dhe fizikisht për tu ngjitur në aeroplan, pasi Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka vënë në funksion të tyre teknologjinë më moderne, e cila do të përfundojë vuajtjet e tyre të deritanishme gjatë bartjes në aeroport.

Bëhet fjalë për vënien në funksion të ambulant-liftit, një investim që i ka kushtuar aeroportit 175 mijë euro dhe do të transportojë në mënyrë moderne dhe komode të gjithë pjesëtarët e kësaj kategorie nga terminali e deri në karriget e aeroplanit.

Vënia në funksion e ambulant-liftit është bërë në prani të drejtorit të Hendikos, Afrim Maliqi dhe Zyrës për Qeverisje të Mirë të Kabinetit të Kryeministrit.

“ Sot është një ditë shumë e veçantë për mua si Drejtor Menaxhues. Gjatë këtij viti dhe vitit të kaluar na ka rënë të promovojmë investime prej dhjetëra miliona eurove, por një investim si ky i sotshmi paraqitet me një rëndësi të veçantë. Me këtë investim po ndihmojmë një kategori njerëzish, e cila më së shumti ka nevojë të ndjejë dorën e ndihmës nga ana e shoqërisë”, tha Drejtori Menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa.

Sipas tij, blerja e ambulant-liftit dhe vënia në funksion ka qenë dashur të bëhet shume më herët, por për arsye të ndryshme qe bllokuar.

“ Kur mora pozitën e Drejtorit Menaxhues premtimi i parë që bëra ishte blerja e këtij ambulant-liftit. Sot që premtimi u realizua dhe po e shohim si funksion kjo teknologji moderne më bën të ndjehem krenar për angazhimin tim. I kemi dhënë fund vuajtjeve të njerëzve më aftësi të kufizuar dhe vet stafit të ANP-së që deri tani janë maltretuar duke bërë bartjen në mënyrë fizike dhe primitive. Ka qenë rraskapitëse për të dy palët”, tha tutje Drejtori Menaxhues z. Mustafa.

Ai ka sqaruar se blerja e këtij ambulant-liftit është bërë përmes procedurës së tenderit të hapur dhe ka kushtuar 175 mijë euro.

Nga ana tjetër, drejtori i shoqatës së personave me aftësi të kufizuar- Hendikos, Afrim Maliqi, tha se ky ambulant-lift paraqet një investim të qëlluar të menaxhmentit të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës.

“ Kam dëgjuar një intervistë të mëhershme të Drejtorit Menaxhues z. Agron Mustafa, ku pati premtuar blerjen e një ambulant-lifti për persona me aftësi të kufizuar dhe u pata ndjerë shumë mirë. Tash që po shohim se ky premtim u bë konkret falenderojmë Drejtorin Menaxhues  për mbajtjen e premtimi. Është një investim mjaft i qëlluar, i cili na ka lehtësuar shumë bartjen nga terminali deri tek karriget e aeroplanit. Ka qenë një gjë që i ka munguar këtij aeroporti”, tha drejtori i Hendikos, Afrim Maliqi.

Sipas tij, vetëm shoqata që i drejton ka të identifikuar në Kosovë rreth 18 mijë persona me aftësi të kufizuar.

‘ Kjo kategori është duke udhëtuar çdo ditë e më tepër. Vetëm ne kemi në regjistrat tona rreth 18 mijë persona më aftësi të kufizuar, por numri i tyre është shumë më i madh në Kosovë. Ambulant-lifti jo vetëm që do të na ndihmojë neve në udhëtimet jashtë Kosovës, por do të ndihmojë edhe ardhjen e kësaj kategorie në Kosovë, vizitat e të cilëve janë mjaft të shpeshta. Por ky ambulant-lift mund të përdoret jo vetëm për kategorinë tonë, atë të personave më aftësi të kufizuar, por edhe bartjen e pleqve dhe plakave të cilët nuk kanë forcë për ti ngjitur shkallët e aeroplanit’, theksoi drejtori i Hendikos, z, Maliqi.

Sipas shënime të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës, pothuajse në çdo fluturim ka një ose më shumë persona më aftësi të kufizuar që shkojnë ose vinë nga Kosova.

 

  agron_mustafa_2_021009.mpg

  agron_mustafa_3_021009.mpg

  hendikos_1_021009.mpg

  hendikos_2_021009.mpg

  pamje__021009.mpg

 
  
 



Aeroporti ndikon qe British Airwyas te ule cmimet 15 perqind


24  Shtator 2009


 
Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës për herë të parë në historinë e vet ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për uljen e cmimit të biletave, përmes aplikimit të Programit Nxitës dhe Stimulues për Kompanitë Ajrore. Cmimet e biletave të “British Airways”, si rjedhojë e aplikimit të këtij programi  u ulën nga 25 e deri në 120 euro, varësisht nga cmimi i shitjes së tyre në afate të ndryshme kohore.

Kompania prestigjioze britanike e fluturimeve British Airvays, mori vendim për një ulje të menjëhereshme dhe afatgjate të cmimeve për të gjitha biletat në relacionin Prishtinë-Londër dhe anasjelltas.

Vendimi i menjëhershëm i British Airways erdhi pas përfshirjes së kësaj kompanie në Programin Nxitës dhe Stimulues për Kompanitë Ajrore nga ana e menaxhmentit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, program i cili ishte miratuar dhe përkrahur  disa muaj më parë nga ana e Bordit Drejtues të ANP-së.


Kjo është hera e parë në historinë e këtij aeroporti që ANP ndikon në mënyrë të drejpërdrejtë në uljën e çmimit të biletave për udhëtarët.
Çmimet e biletave janë ulur për 15 përqind në bllok, që shprehur në vlera monetare i bie nga 25 e deri 120 euro, varësisht se sa kushtojnë biletat në afate të ndryshme kohore.

“Bordi i ANP-së të cilin unë e drejtoj prej më shumë se një vit, ka përkrahur Menaxhmentin në përpilimin e Programit Nxitës dhe Stimulues për Kompanitë Ajrore me të vetmin qëllim që të ofrojmë kushte sa më të mira për kompanitë ajrore që eventualisht do të shpienin deri tek ulja e çmimeve të biletave. Përshëndesim iniciativën e kompanisë “British Airwyas” për këtë reagim pozitiv dhe të menjëhershëm për uljen e çmimeve. Gjithashtu ftojmë edhe kompanitë ajrore e tjera të reagojnë njëlloj”, tha kryetari i bordit të ANP, Bekim Jashari.

Drejtori Menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa, tha se ndihet personalisht shumë i kënaqur që erdhi deri të ulja e çmimit të biletave.
“Orientimi drejt konsumatorit në këtë rast krijimi i shërbimeve sa më të mira për udhëtarët dhe kompanitë ajrore si dhe lirimi i çimeve, ka qenë caku im që në momentin që kam marrë pozitën e Drejtorit Menaxhues të ANP-së. Programi Iniciativ Nxitës dhe Stimulues do të japë efekte jo vetëm të British Airwyas, i cili i ka ulur çmimet por edhe te shumë kompani të tjera që kanë aplikuar dhe kanë përfituar nga ky program”, tha Drejtori Menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa.

Sipas tij, ANP pavarësisht që heq dorë fillimisht nga disa të ardhura që do ti realizonte përmes taksës pas aplikimit të programit, ato do ti kthehen në mënyra tjera.

“Kemi shpresa për rritje të mëtutjshme të numrit të udhëtarëve me aplikimin e këtij programi ”, tha drejtori Mustafa.

Ndërsa menaxheri shtetëror për Shqipëri dhe Kosovë i kompanisë British Airwyas, Albion Idrizi, theksoi se kjo ulje e çmimeve është e përhershme dhe ka ardhur falë punës së menaxhmentit të ANP-së.

"Kjo nuk është një ulje sezonale, taktike apo promocionale, por një ulje afatgjate dhe gjithpëpërfshirëse,  si rjedhojë e uljes së shpenzimeve në kompaninë tonë. Falë përkushtimit të palodhshëm të menaxhmentit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës në ngritjen e cilësisë së shërbimeve të ANP-së vitin e fundit, kostoja e operimit te fluturimit të vetëm direkt për në Londër, përjashton koston për kerozinë, do të ulet dukshëm në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. British Airways ka vendosur ta bartë këtë përfitim direkt tek udhëtarët dhe me këtë të inkurajojë të gjitha subjektet vendore, rajonale dhe ndërkombëtare që të vazhdojnë procesin e normalizimit të transportit ajror", tha menaxheri i British Airwyas, Albion Idrizi.

Për Programin Iniciativ Nxitës dhe Stimulues kanë aplikuar dhe i është miratuar edhe kompanive të tjera  ajrore.


British Airwyas operon me katër fluturime në javë në relacionin Prishtinë-Londër dhe anasjelltas ndërsa gjatë vitit të kaluar ka qarkulluar rreth 40 mijë udhëtarë.



 agron mustafa 1 240909.mpg

agron mustafa 2 240909.mpg

 albioni_british_1_240909.mpg

 albioni_british_2_240909.mpg 

 pamje aeroport 240909.mpg 



 



Aeroport, 7.6 milion euro fitim neto deri ne muajin gusht


16  Shtator 2009

 

 

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka thyer çdo parashikim në realizimin e të hyrave dhe fitimeve, duke arritur dhe tejkaluar planin vjetor që në muajin gusht, katër muaj pa përfunduar viti.
Deri në fund të këtij muaji janë realizuar plot 7.6 milion euro fitim neto, nga 7.4 që ishin paraparë me projeksionet e fillim vitit dhe gjatë rishikimit të buxhetit në qershor të këtij viti për tërë vitin 2009.
Gjatë vitit 2008, fitimet vjetore ishin në shumën prej  rreth 7 milionë eurove.
“Janë thyer të gjitha parashikimet për fitimet e mundshme të cilat ishin paraparë në fillim të vitit 2009 dhe me rishikimn e buxhetit në qershor të këtij viti. Realisht, planin vjetor e kemi realizuar që tani, ndërkohë që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 4 muaj. Shpresojmë që deri në fund të vitit të kemi një fitim neto së paku prej 10 milion eurove ”, tha Altin Ahmeti, Koordinator për Mardhënie me Jashtë i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Sipas tij, qarkullimi i parave gjatë kësaj periudhe në kompani ka qenë rreth 18. 5 milion euro.
Gjithashtu, rritje ka shënuar edhe numri i udhëtarve dhe fluturimeve.
Në rang vjetor, duke krahasuar me vitin 2008 numri i udhëtarëve është rritur mbi 5 përqind, ndërsa numri i fluturimeve për 17 përqind .
Gjithsejt, prej fillimit të vitit e deri në fund të muajit që lamë pas, nëpër Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kaluan 827 mijë udhëtarë, ndërsa në të njëjtën periudhë paraprake të vitit 2008 ishin 788 mijë udhëtarë, apo rreth 40 mijë udhëtarë më shumë.

Ndërsa, sa i përket fluturimeve, këtë tetëmujor u regjistruan 3890 fluturime, nga 3329 fluturime që u regjistruan gjatë vitit 2008 për të njëjtën periudhë, apo rreth 561 fluturime më shumë se vitin e  kaluar.
“ Qasja e proklamuar nga drejtori aktual i ANP-së, Agron Mustafa për orientim drejt klientëve, në këtë rast orientimi drejt përmirësimit dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për aviokompanitë dhe udhëtarët, ka rezultuar me rritje të vazhdueshme të numrit të udhëtarëve, fluturimeve, fitimeve neto, që nga mesi i vitit 2008. Kjo rritje dhe perspektiva për rritje të mëtutjeshme paraqesin pikën më të fuqishme për rritjen e vlerës reale  të aeroportit, i cili ndodhet në prag të koncesionit.”, tha koordinatori Ahmeti.
Si rezultat i orientimi drejt përmisimit të shërbimeve, disa kompani të reja kanë hyrë për të operuar në tregun e Kosovës me linja të rregullta.
Më e fundit është Montenegro Airlines, e cila ka filluar fluturime të përditshme për/ nga Prishtina në Podgoricë dhe vendet tjera europiane, ndërsa nga 1 nëntori kompania e njohur zviceriane Swiss pritet të fillojë fluturimet e rregullta dy herë në ditë në destinacionin Zyrich- Prishtinë dhe anasjelltas.
Ndërsa mjaft prej kompanive ekzistuese që operojnë prej kohësh në ANP kanë rritur numrin e fluturimeve, duke përfituar nga programi sitmules nxitës që është vënë prej disa kohësh në funksion nga menaxhmenti i ANP-së.


altin ahmeti deklarat 1 150909.mpg

altin ahmeti deklarat 2 150909.mpg

pamje aeroport 150909.mpg

 



Stopohen tenderat dhe prokurimet mbi 3.5 milion euro ne Aeroport


       

 02 Shtator 2009

 Altin Ahmeti                                                                                                                                                                                                                                           
Drejtori Menaxhues i Aeroportit Nderkombetar te Prishtines Agron Mustafa mori vendim per te stopuar aktivitetet e prokurimit dhe tenderat ne investime kapitale ne vleren prej se paku 3.5 milion eurove. Ky vendim vie per shkak te kohes se shkurte qe ka ngelur deri ne muajin Dhjetor, kur eshte parapare te jepet me koncesion ky aeroport sipas planeve te Qeverise se Kosoves.Investimet eventuale që mund të lindin si të nevojshme dhe emergjente gjatë kësaj periudhe që ka mbetur, do të bëhen në koordinim të plotë me Komitetin Ndërministror që është i ngarkuar për dhënien me koncesion të aeroportit.Ndërkohë që investimet tjera, për të cilat proceset e tenderimeve janë në proces e sipër që kanë miratimin nga komiteti ndërministor si dhe ato që kanë përfunduar më herët dhe janë nënshkruar kontratat, do të implementohen.
Vendimi i Drejtorit Menaxhues prek investime të ndryshme kapitale të cilat ishin paraparë të realizoheshin në pjesën e dytë të vitit 2009, por ishin buxhetuar si investime të nevojshme për kompaninë.

Konkretisht është stopuar investimi prej 1 milionë eurove për blerjen dhe instalimin e një radari, investimet prej 1.5 milionë eurove për blerjen e paisjeve të ndryshme për platformë, investimi për rinovimin e Terminalit të Arritjes prej 600 mije euro,- ishte paraparë që Terminali i Arritjes për shkak se nuk është në gjendje të mirë të rinovohej dhe të merrte pamjen e VIP-Qendrës etj.
“Me vendim të Drejtorit Menaxhues Agron Mustafa, janë pezulluar dhe ndërprerë të gjitha aktivitetet dhe procedurat tenderuese për investimet që kanë qenë duke u realizuar apo ishin në proces në shumën mbi 3.5 milionë euro. Arsye është fakti që deri në dhënien me koncesion kanë mbetur vetëm edhe tre muaj., tha Kordinatori  për Mardhënie me Jashtë i ANP-së, Altin Ahmeti.
Sipas tij, stopimi i investimeve nuk do të ndikojë në shërbimet që ANP ofron ndaj klientëve të saj, kompanive ajrore dhe udhëtarëve.
“Investimet që u stopuan ishin miratuar për tu realizuar nga ana e bordit të kompanisë për përmisimin e mëtutjeshëm të shërbimeve dhe rritjen e efikasitetit në punë. Rritja e cilësisë së shërbimeve ishte primare që kur në pozitën e drejtorit është vendosurë drejtori Agron Mustafa”, tha tutje kordinatori Ahmeti.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kryesisht dy vitet e fundit janë investuar rreth 50 milionë euro, investimet këto që kanë qenë shumë të nevojshme dhe kanë rritur së tepërmi vlerën e kompanisë në treg.
Gjatë këtyre viteve është rishtresuar pista e re në shumën prej 14 milion euro, është vendosur ndricimi i ri, investim që ka kushtuar 6 milion euro, rrethoja dhe rruga perimetrike në shumën prej 1.5 milion euro, 5 autobusë të rinj në shumën prej 1.8 milion euro- autobusë të cilët janë special për pistë, sistemi i ri i sortimit të bagazhit në shumën prej 2 milionë eurove, VIP-qendra në shumën prej gati 1 milionë euro dhe dhjetëra investime të tjera në shifra më të vogla.
Aeroporti do të fokusohet në vazhdimësinë e përmirësimit të shërbimeve ndaj klientëve deri në ardhjen e operatorit privat që parashihet të menaxhoj me Aeroportin.

 altin ahmeti deklarate 1 shtator.mpg

 altin ahmeti 2 deklarate.mpg

 altin ahmeti 3 deklarat.mpg

 pamje anp 1 shtator.mpg



Aeroporti, kufije te hapur por te sigurt


14  Gusht 2009


 

Hapësira e promovuar do të ju shërbejë
të gjithë udhëtarëve të papranushëm (INAD) të cilëve ju mohohet hyrja në shtetin e Kosovës dhe që duhet të kthehen sa më shpejt që është e mundur në pikën prej nga kanë ardhur, qoftë me të njëjtin fluturim që kanë ardhur apo me fluturimin e parë të mundshëm për destinacionin prej nga ai udhëtarë është transportuar.
Në ceremoninë e rastit kanë marrë pjesë ministri i Brendshëm z. Zenun Pajaziti, këshilltari i kryeministrit të Kosovës z.Bekim Çollaku, zëvendës drejtoresha e Policisë së Kosovës  Atifete Jajaga , drejtori i Policisë kufitare të Aeroportit Bekim Shasivari dhe pjestarë të lartë të Policisë së Kosovës.


“ Sot po provomojë një hapësirë e cila nga aspekti financiar është një invesim modest, por nga aspekti politikë ka një vlerë të jashtëzakonshme. Prej ditës së sotme kategorite e personave që ju refuzohet hyrja në Kosovë do të trajtohen në mënyrë njerëzore dhe jo si deri më tani, ku këta persona nuk kanë pasur ku të qëndrojnë”, tha drejtori menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa.

Sipas tij, ndërtimi i hapësirave të tilla dhe trajtimi në mënyrë humane i kësaj kategorie ka qenë kusht që duhet plotësuar edhe sipas rregullave të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës së Aviacionit Civil të Kosovës.

Nga ana tjetër, zëvendës drejtoresha e Policisë së Kosovës tha se me këtë investim që po i dorëzohet sot Policisë së Kosovës po përmisohen standardet për konsolidimin e konrollin e kufijëve të Kosovës, që është një kusht për inegrimin dhe hyrjen e vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Drejtori i Policisë kufitare në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, Bekim Shasivari, tha se ky investim do të ndihmojë policinë në aeroport për ti trajtuar më mirë se deri më tani.

Sipas tij, vetëm këtë gjashtëmujorë janë rreth 180 persona të cilët kanë qenë të papranushëm për të hyrë në Kosovë dhe të cilët janë kthyer mbrasht për vendet nga kanë ardhur.

“ Kemi kthyer mbrashpt 188 persona për shkaqe të ndryshme si dokumente jovalide, mungesë dokumentacioni, dokuemente të pakompletuara, apo persona që dëshirojnë ta shfrytëzojnë Kosovën si vend për tu hedhur në perëndim. Këta persona tani falë invesimeve të ANP-së, do ti trajtojmë në mënyrë njerëzore për ti kthyer mbrapsht në vendet e tyre‘ tha Shasivari.

Hapësira prej 100 metra katrorë përbëhet nga dy dhoma gjumi, banjo, televizor dhe kushte të tjera, për shkak se mund të ndodhë që personat e papranueshëm të mos kthehen me të njëjtin aeroplan dhe mund ti duhet të kalojnë mbi 24 orë në aeroport deri në fluturimin tjetër.


Deklarate per media:

Agron Mustafa 14 Gusht

Atifete Jahjaga 14 Gusht

Bekim Shasivari 14 Gusht  

 



Aeroporti, investuam 50 milion euro ne vitet e fundit


      06 Gusht 20    
 

Drejtori Menaxhues i Aeroportit nderkombetar te Prishtines, Agron Mustafa, iu tha gazetareve se keto investimet jane realizuar kryesisht nga buxheti i kompanise dhe jane bere konform standardeve te kerkuara nga Organizata  Nderkombetare e Aviacionit Civil, ICAO.

“Jemi duke vizituar investimet që i kanë kushtuar kompanisë mbi 50 milion euro dhe janë konform standardeve të kërkuara. Këto investime të cilat bënë që aeroporti të pajiset me çertifikatë për plotësimin e standardeve nga ana e Aviacionit Civil të Islandës ia kanë rritur së tepërmi vlerën kompanisë në prag të dhënies me koncesion. Por më duhet të theksoj se atraksioni më i madh i aeroportit tonë është fakti se numri i udhëtarëve dhe i fluturimeve, të cilat kanë ndikuar automatikisht në rritjen e të hyrave, është në rritje të vazhdueshme dhe kjo përbën në esencë shtimin më të madh të vlerës së këtij aeroporti përballë investitorëve të mundshëm”, tha Drejtori Menaxhues i kësaj kompanie, Agron Mustafa.

Sipas tij, aeroporti si asnjëherë më parë nuk ka qenë në situatë më të mirë dhe stabile, ku demonstron një stabilitet të lartë financiar.

“ Konsideroj që tani është momenti më i përshtatshëm për realizimin e planeve tashmë të bëra publike mbi Partneritetin Publiko Privat për Aeroportin nga Qeveria e Kosovës”, tha ndër tjerash z. Mustafa.

Sipas statistikave të fundit, ANP vetëm gjatë muajit korrik ka pasur 11 mijë udhëtarë më shumë se në korrikun e vitit të kaluar ndërkohë që fluturimet janë më të larta në shifrën prej 17 përqind. Po ashtu edhe të hyrat janë më të larta për 12 përqind në krahasim me korrikun e kaluar.

Në korrik të vitit të kaluar  nëpër ANP kaluan 140 mijë udhëtarë ndërsa në korrik 2009, mbi 151 mijë udhëtarë.

Vlen të theksohet se edhe shifrat e 6 mujorit nxorën kompaninë me një fitime neto prej 4.1 milion euro, rritje prej 5 përqind të numrit të udhëtarëve në krahasime me 6 mujorin e  parë të vitit 2008 dhe 17 përqind më shumë fluturime se në të njëjtin periudhë, 2008.

“ Është e vërtetë. Këtij aeroporti tani i mungon vetëm ndërtimi i një terminali të ri”, tha drejtori Mustafa, në përgjigje të pyetjes së a është vetëm një terminali i ri që i mungon Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës.

Investimet kapitale që janë kryer në ANP janë rishtresimi i pistës që ka kushtuar 14 milion euro, sistemi i ri i ndriçimi në shumën prej 6 milion eurove, rruga perimetrike dhe rrethoja në shumën prej 1 milion eurove, terminali i ri për persona të rëndësisë së veçantë në vlerë prej 750 mijë eurove, 5 autobusët e rinj special për pistë dhe aeroport në vlerën prej 1.8 milion euro, parku i ri i automjete për pistë dhe punët e tjera të ANP në shumën prej 600 mijë eurove, sortimit i bagazheve, pajisjeve te reja, konvencionale te skanerëve te sigurisë, trakë e re e bagazhit në shumë prej rreth 2 milion eurosh , karriget për udhëtarë rreth 150 mije euro, lifti ambulator në shumë prej rreth 200 mije eurosh etj dhe dhjetëra e dhjetëra investime të tjera në shuma më të vogla. Gjithashtu rreth 20 milionë euro ka qenë edhe pagesa për Autoritetin e Aviacionit Civil të Islandës, e cila gjatë disa viteve mbikëqyrje të aeroportit dhe projekteve është paguar rreth 20 milionë euro.



Shkarko videot me poshte

Deklarata 1 Agron Mustafa

Deklarata 2 Agron Mustafa

Deklarata 3 Agron Mustaf

Pamje Anp

 

 






Aeroporti iu ofron kontrata 4 mujore 120 punetoreve sezonal


02 Gusht 2009

Vendimet strategjike te menaxhmentit si puna 24 ore, shtimi i numrit te  fluturimeve per 17 perqind ne  gjashtemujor, rritja e numrit te udhetareve dhe hapja e terminalit VIP, kane shtuar jashtezakonisht shume punen ne aeroport, nderkohe qe numri i punetoreve aktualisht eshte i njejte sikurse ne vitin 2006 kur jane sherbyer vetem 880 mije udhetare. Tani, stafi i ANP-se sherben 400 mije udhetare me shume apo 1 milion e 250 mije udhetare ne vit.
Aeroporti Ndërkombëtarë  i Prishtinës ka vendosur që të iu ofrojë kontrata katërmujore  rreth 120 punëtorëve sezonal, për  shkak të rritjes enorme të volumit të punës në kompani, në të gjithë sektorët, me çëllim të mbajtjes së shërbimeve ndaj udhëtarëve dhe kompanive në nivelin e duhur. 

Rritja e volumit të punës,- e cila erdhi për shkak të vendimeve strategjike të menaxhmentit, puna 24 orë në aeroport, rritja e numrit të fluturimeve prej 17 përqind për shkak të miratimit të programit nxitës për aviokompanitë, rritja e numrit të udhëtarëve për 5 përqind, hapja e terminalit VIP etj, vuri në pozitë kritike shërbimet ndaj klientëve të kompanisë sidomos gjatë muajit qershor dhe korrik.

Numri i punëtorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për momentin është 630, i njëjtë sikurse në vitin 2006, kur janë shërbyer 880 mijë udhëtarë, ndërsa tani numri i udhëtarëve ka kaluar shifrën prej 1 milion e 250 mijë udhëtarë.

“ Janë rreth 400 mijë udhëtarë më shumë se në vitin 2006 të cilët shërbehen nga stafi i kompanisë, ndërkohë që numri i punëtorëve ka mbetur i njëjtë. Është i pamundur vazhdimi i punës në aeroport me numër të njëjtë të punëtorëve. Shërbimet ndaj udhëtarëve dhe kompanive gjatë këtyre muajve, sidomos në qershor dhe korrik u vunë në pozita kritike, çka detyroi menaxhmentin të marrë një vendim të tillë për punësimin e punëtorëve sezonal” tha Koordinatori për Marëdhënie me Jashtë i ANP-së, Altin Ahmeti.

Sipas tij, që nga fillimi i punës edhe në ndërrimin e tretë, apo 24 orë punë, vendim që ka rezultuar shumë i suksesshëm për shkak se tani rregullisht në këtë orar fluturojnë 3 kompani ndërsa gjatë vikendeve ka nga 7 fluturime, lindi nevoja për punësimin e punëtorëve të rinj.

“ Prej muajit prill kur në aeroport filloi puna 24 orë, punëtorët ekzistues në operativë kanë punuar pa pushim gjatë vikendeve dhe duke tejkaluar orët zyrtare të punës, 172 orë të rregullta në muaj dhe 40 orë over-time me pagesë (orë shtesë me pagesë).

Në shumicën e rasteve  shumë prej punëtorëve kanë arritur deri në 80 orë overrtime mirëpo kompania nuk ka mundur ti paguaj më shumë se 40 orë shtesë për shkak se është e ndaluar sipas ligjit. Ju jemi mirënjohës këtyre punëtorëve për  punën e pakursyer dhe ndihmën e dhënë, ndërsa orët shtesë të punuara nga ata do të kompenzohen me ditë pushimi”, tha tutje koordinatori Ahmeti.

Pranimi i punëtorë  sezonal me kontrata katërmujore është bërë konform të  gjitha rregullave dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.

Gjatë  muajit prill qe shpallur konkursi nga ana e kompanisë, konkurs në të cilin konkuruan rreth 4 mijë persona, ndërsa procesit të intervistimit i janë nënshtruar  rreth 500 persona gjatë muajit Maj dhe Qershor.

120 punëtorët e pranuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës do të punojnë në të gjitha sektorët, bagazh, sigurim, restorante, mirëmbajtje, stjuardesa etj.

Shkarko Videot me poshte:
 

Altin Ahmeti 1


Altin Ahmeti 2


Abdullah Canolli


Pamje aeroport



 




Aeroporti i kthen 5.4 milion euro kredi Raiffeisen Bank-se, 3 vite para kohe


    20 Korrik 2009

Aeroporti i kthen 5.4 milion euro kredi Raiffeisen Bankë-s, para koncesionit.

Megjithë, kthimin e përnjëhershëm të kredisë, Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës, ka në dispozicion edhe 7.5 milionë euro para kesh në bankë. Kthimi i kredisë tre vjet para kohe ia ka kursyer kompanisë rreth 600 mijë euro, para që do të paguheshin për kamata dhe interesa.

Menaxhmenti I Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës, ia ka kthyer Raiffeisen Bankës, një kredi prej 5.4 milionë eurove, kredi që kishte marrë nga ish-menaxhmenti i kompanisë në vitin 2007, për disa investimit kapitale në Aeroport.

Marrëveshja për kthimin e kredisë u nënshkrua me 20.07 â09 në ora 11:30, në selinë qendrore të Raiffeisen Bank në Prishtinë nga ana e Drejtorit Menaxhues të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës, z. Agron Mustafa dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Raiffeisen Bank Kosovë, z. Robert Wright.


Në vitin 2007,  ANP-së nga ana e Raiffeisen Bank i qe lejuar një kredi në shumën prej 13.5 milion eurosh dhe afat kthimi deri në vitin 2012, por  aeroporti ka përdorur vetëm gjysmën prej tyre.


“ Jam shumë i lumtur që sot po kthejmë kredinë prej 5.4 milion eurosh, tre vjet para kohë. Dua të falënderojë drejtorin e përgjithshëm të bankës z. Robert Wright për përkrahjen e dhënë gjatë vitit 2007 dhe njëkohësisht të sigurojë atë që bashkëpunimi i mirë mes dy kompanive tona do të vazhdojë edhe në të ardhmen” ,tha pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes Drejtori Menaxhues i ANP-së, z. Agron Mustafa.

Sipas Mustafës , kthimi i kredisë në këtë kohë për ANP-në, në veçanti kur Aksionari i ANP-së, në këtë rast Qeveria e Kosovës, ka bërë të ditur zhvillimin e ardhshëm të ANP-së, dhënien me koncesion deri në fund të vitit 2009, nënkupton rritjen edhe më shumë të vlerës së kompanisë.


“ Kthimi i kredisë para dhënies me koncesion nënkupton shtimin e atraktivitetit të ANP-së para investitorëve potencial, sepse është shumë më mirë të hyhet në këtë proces pa pasur borxhe ndaj palëve të treta. Pas kthimit të kredisë, ANP-ja do të ketë fleksibilitet edhe më të madh në krijimin e politikave të brendshme financiare. Por me duhet të theksoj se Raiffeisen Bank do të jetë një prej partnerëve tanë të biznesit” tha tutje drejtori Mustafa.

Nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank, Robert Wright, potencoi se ka qenë kënaqësi bashkëpunimi me ANP-në.
 
“ Është kënaqësi që kemi bashkëpunuar me ANP-në gjatë këtyre viteve dhe veçmas janë për t’u përshëndetur rezultatet e shumta pozitive të ANP-së kohëve të fundit. Shfrytëzoj rastin të falenderoj z. Mustafa dhe shpresoj që edhe në të ardhmen do të kemi bashkëpunim e duhur” tha Wright, gjatë ceremonisë së rastit.

Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës edhe pse ka kthyer përnjëherësh kredinë prej 5.4 milion eurosh, ka një gjendje shumë  të mirë financiare.


Aktualisht  shuma e parave kesh që ndodhet në banka është rreth 7.5 milion euro. Kthimi i kredisë tre vjet para kohe ia ka kursyer kompanisë rreth 600 mijë euro, para që do të paguheshin për kamata dhe interesa, nëse kredia do të paguhej në afat të rregullt kohorë.

 
Vetëm 6 mujorin e parë të këtij viti, pas rishikimi të buxhetit që ju bë ditën e premte, 17 korrik, kompani doli në me fitim neto prej 4.1 milion eurove.

Shkarko Komunikateten per shtyp


20 Korrik 09 - Agron Mustafa

20 Korrik 09 - Agron Mustafa 2


20 Korrik 09 - Pamje nenshkrimi


20 Korrik 09 - Robert Wright








 



ANP ndan 350 mije euro per ndertimin e 30 shtepive


Shtëpitë të cilat janë financuar nga ANP me iniciativë të Kryeministrit Thaçi do të ndërtohen për kategoritë pa strehë, për invalidët dhe veteranët e luftës, familjet e dëshmorëve, familjet me gjendje të rëndë sociale, familjet e viktimave të luftës dhe për familjet e minoriteteve.

Me këtë rast Kryeministri Thaçi është shprehur se kostoja e përafërt e përllogaritur për ndërtimin e 30 shtëpive është 350 mijë euro, ndërsa i gjithë ky proces do të jetë në bashkëpunim të ngushtë mes autoriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ANP-së.

“Dëshiroj të falënderoj Drejtorin dhe Bordin e ANP-së për mirëkuptimin, që kanë treguar në këtë drejtim”.

Nga ana e tij, drejtori menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa, është shprehur se, është kënaqësi për kompaninë që ai drejton, që pas publikimit të rezultateve mbi performancën e mirë gjashtëmujore të Aeroportit, të cilat janë bërë publike javën e kaluar, si dhe zhvillimeve të fundit, të përkrahim iniciativën e kryeministrit Thaçi, për ndërtimin e shtëpive për kategoritë me gjendje të rëndë sociale.

“Do të jetë një bashkëpunim i ndërsjellë në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ANP-së dhe padyshim që edhe në të ardhmen, në qoftë se shprehet nevoja, do të jemi të gatshëm që të vazhdojmë të përkrahim nisma të tilla”.

 

22 07 09 - Pamje


22 07 09 - Agron mustafa


22 07 09 - Hashim Thaqi



Perurohet VIP-Qendra ne Aeroport




Është përuruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Qendra Protokollare për Persona të Rëndësishëm, apo VIP- qendra, e cila do të shërbejë për zyrtarët ë lartë të qeverisë së Kosovës, diplomat vendorë dhe të huaj, delegacione të ndryshme si dhe për personalitetet të tjera me ndikim në vendin tonë.

Përurimi I VIP- qendrës është bërë nga ana e ministrit të Transporteve dhe Post Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, zëvendësministrit, Adem Grabovci, Drejtorit të Bordit të ANP, Bekim Jashari, Drejtorit Menaxhues të kompanisë, Agron Mustafa etj.

VIP-qendra ka një hapësirë prej rreth 600 metrash katrorë në përbërje të së cilës janë, salla e konferencave për gazetarë, dy salla mbledhjesh, dy dhoma VIP-a si dhe një bufe.

Drejtori Menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa, tha se është i lumtur që në kuadër të politikave për orientim drejt konsumatorit, në këtë rast zyrtarëve të lartë të qeverisë së Kosovës, diplomatëve, delegacioneve të ndryshme biznesore, po e përuron këtë qendër protokollarë për persona të rëndësishëm. “Orientimi ndaj konsumatorit është qasja dhe politika ime që prej një viti e gjysmë që kam ndjekur në ANP. Kjo qasje po dëshmon që është e drejtë, në shërbim të konsumatorit dhe qytetarëve të shumtë si dhe garantues për sukses të gjertanishëm dhe në vazhdimësi.

Konsumatorë tanë janë edhe një numër i shumtë i personave me rëndësi të veçantë, andaj me qëllim të akomodimit të tyre sa më të mirë gjatë udhëtimit nëpër ANP, ne sot po përurojmë qendrën nga më modernet dedikuar personave me rëndësi të veçantë. Kjo qendër ka kushtuar rreth 750 mijë euro dhe siç po e shihni ju çdo gjë është e re dhe speciale, e ardhur veçmas për këtë objekt. Falenderoj bordin e kompanisë ne krye me Bekim Jasharin si dhe qeverinë e Kosovës, Ministrin Limaj për mbështetjen që na ka ofruar në realizimin e këtij investimit”, tha Drejtori Menaxhues i kompanisë Agron Mustafa.

“Me këtë investim modern të bërë, Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës i afrohet edhe më shumë standardeve bashkëkohore të aeroporteve evropiane. Një qendër e tillë i ka munguar deri më tani Aeroportit. Jemi vet dëshmitarë se si kanë kaluar deri më tani diplomatë dhe figura të larta të shteteve të ndryshme. Prandaj, për këtë investim modern përgëzoj menaxhmentin dhe bordin e kësaj kompanie”,tha ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit,Fatmir Limaj

“Ju lutem, shiqoni punën e bërë qe një vit e gjysmë në ANP nga menaxhmenti aktual. Ky aeroport ka ndryshuar shumë gjatë kësaj periudhe. Ky investim dhe të gjitha ndryshimet tjera që janë realizuar nga puna shumë e suksesshme e Menaxhmentit me përkrahjen e bordit të drejtorëve të ANP, vetëm se ja kanë rritë dhe do të ja shtojnë vlerën kompanisë në procesin e koncesionit”, tha tutje ai.

Kryetari i Bordit të Drejtorëve të ANP-së, Bekim Jashari tha se investimet për përsosjen e shërbimeve janë prioritet i bordit që ai drejton.

“Gjithmonë e kemi potencuar se ANP është pasqyra e shtetit dhe sot dita ditë ky Aeroport po shndërrohet në një model të një kompanie të suksesshme. Ky investim do ti shërbejë qeverisë së Kosovës dhe diplomatëve të huaj që të ndjehen sa më komod në Aeroportin tonë, apo pikëtakimin e parë me shtetin e Kosovës. Është një investim bashkëkohorë që meriton lëvdata të larta nga i pari Drejtori Menaxhues me stafin e tij të ngushte si dhe të gjithë punëtorët e kompanisë”, tha Bekim Jashari, kryetar i bordit të ANP-së.

VIP-qendra është funksionale 24 orë.

Shkarko Komunikateten per shtyp


Shkarkoni Videon - Pamje nga Aeroporti

Shkarkoni Videon - Deklarata_Fatmir Limaj

Shkarkoni Videon - Deklarata Agron Mustafa 1

Shkarkoni Videon - Deklarata Agron Mustafa 2




Perurimi i projekteve ne vlere prej 20 milione euro



Janë përuruar sot në  Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dy projektet kapitale, rishtresimi i pistës dhe sistemi i ri i ndriçimit, të cilat i kanë kushtuar kompanisë rreth 20 milionë euro.












Shkarkoni komunikatën për shtyp nr.6


Agron Mustafa 1

Agron Mustafa 2


08 Maj 2009_- Bekim Jashari

08 Maj 2009 - Fatmir Limaj

08 Maj 2009 - Pamje nga ANP



Aeroport, numri i udhetareve rritet per 10 perqind



Kriza financiare, e cila ka pasur ndikim të ndjeshëm në zvogëlimin e numrit të udhëtarëve në aeroportet e ndryshme në botë, ende nuk pati ndikim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.





Shkarkoni komunikatën për shtyp nr.5


Shkarko-Video Altin Ahmeti


Shkarko - Pamje nga Aeroporti
 



Linje e re per bartjen e mallrave ne Aeroportin Nderkombetar te Prishtines



Importuesit dhe eksportuesit e mallrave ne Kosove te cilet deshirojne qe t’i bartin mallrat e tyre me rruge ajrore, tani do te kene ne dispozicionin e tyre linjen e re dhe avionin special per bartjen e mallrave.

Importuesit dhe eksportuesit e mallrave në Kosovë, të cilët dëshirojnë që mallrat e tyre ti bartin përmes transportit ajror, që nga dita e sotme do ta kenë në dispozicion një linjë dhe aeroplan të veçantë për bartjen e mallrave.


Kompania prestigjioze Turkish Airlines, filloi sot linjën e re të Cargo-s, e cila fillimisht do të funksionojë njëherë në javë, çdo të Enjëte, në realicionin Stamboll-Prishtinë -Millano, relacion që lidh Kosovën me Azinë dhe Evropën Perëndimore.

Shkarkoni komunikatën për shtyp nr.4

 
23 Prill2009_Agron Mustafa

23 Prill 2009_Agron Mustafa 2

23 Prill 2009_Agron Mustafa 3

23 Prill 2009_Pamje  nga Aeroport




Aeroporti, ne funksion pergjate 24 oreve



Vendimi  për të punuar 24 orë është marrë nga ana e Menaxhmentit të ANP-së pas interesit të shfaqur nga ana e kompanive ajrore , analizave profesionale, teknike dhe financiare të cilat rezultuan pozitive për fluturime të sigurta në ANP  dhe në bashkëpunim të
ngushtë me Agjencitë Shtetërore si Policinë dhe Doganat e Kosovës si dhe në koordinim të plotë me Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës. 

Shkarkoni komunikatën për shtyp nr.3


29 Mars 2009_Agron Mustafa 1


 29 Mars 2009_Agron Mustafa 2


29 Mars 2009_Agron Mustafa 3


29 Mars 2009_Agron Mustafa - Pamje


29 Mars 2009_Pamje Diten


29 Mars 2009_Pamje Naten




Biletat e Aeroplanit Prishtine-Tirane, pa taksen aeroportuale prej 20.53 eurove



Kompania e fluturimeve Belle Air, e vetmja për momentin që fluturon në linjën Prishtinë  –Tiranë dhe anasjelltas, ka filluar të zbatojë në praktikë, vendimin e marrë nga ana e ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit, z. Fatmir Limaj dhe Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për heqjen e taksës prej 20.53 eurove për të gjitha udhëtimet në linja ajrore jo më të gjata se 200 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.




Shkarkoni komunikatën për shtyp nr.2



Numri i udhetareve eshte rritur per 6 perqind



Përkundër krizës financiare që ka kapluar botën duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejt në kompanitë ajrore dhe aeroportet e ndryshmë, me rënie në numrin e udhëtarëve dhe të fluturimeve, menaxhmenti i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ka kënaqësinë e njoftimit lidhur me vazhdimësinë e rritjes së numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve në aeroportin tonë.







Shkarkoni komunikatën për shtyp nr. 1


Pamje nga aeroporti

 Shkarko-Video / Altin Ahmeti

 Shkarko-Video / Altin Ahmeti



Aeroport, fitime neto prej 3.5 milione euro per 6 mujorin e pare


   06 Korrik 2009

 

Statistikat e 6 mujorit te pare te ketij viti e nxjerrin Aeroportin Nderkombetare te Prishtines te paprekur nga kriza financiare nderkombetare dhe me nje rritje te ndjeshme ne te gjithe sektoret.

Fitimet neto të kompanisë në këtë 6 mujorë janë  rreth 3.5 milion euro, shifër që paraqet 8 përqind më shumë se 6 mujori i parë i vitit 2008, - vit i  cili qe cilësuar  i artë për ANP  për shkak se fitimet neto për herë të parë në historinë e tij ishin rreth 7 milion euro, ndërsa numri i udhëtarëve  po për herë të parë arriti dhe kaloi shifrën prej 1 milionë udhëtarëve.

Ndërsa numri i fluturimeve është rritur për gati rreth 17 përqind.

Në 6 mujorin e parë të 2008 qenë regjistruar 2105 fluturime, ndërsa këtë vit numri i tyre ka shkuar në 2454 fluturime. Në krahasim me vitin paraprak janë 349 fluturime më shumë.

Po ashtu rritje e ndjeshme është shënuar edhe në rritjen  e numrit të udhëtarëve dhe këtë 6 mujorë  kemi rreth 20 mijë udhëtarë më shumë se 6 mujorin e parë të vitit të kaluar, apo shprehur në përqindje rreth 4 përqind më shumë.

Derisa në vitin e kaluar, 6 mujori i parë i 2008,  nëpër ANP kaluan 495,450 udhëtarë, këtë gjashtëmujorë  kaluan 514.964 udhëtarë.

“ Menaxhmenti i Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës është jashtëzakonisht i kënaqur më rezultatet e arritura në 6 mujorin e parë, veçmas duke pasur parasysh që kriza financiare globale ka prekur një numër të madh të aeroporteve në botë. Edhe aeroportet në regjion nuk i kanë shpëtuar krizës dhe po përballen më rënie të theksuar  të  numrit të udhëtarëve”, tha Koordinatori për Mardhënije me Jashtë i ANP-së, Altin Ahmeti.

Sipas tij, një prej arsyeve të rritjes së performancave të kompanisë në fushën financiare, numrit të fluturimeve dhe udhëtarëve është fakti që menaxhmenti i kompanisë me disa vendim ka ndikuar drejtëpërdrejt për rritjen e tyre.

“ Kemi dy vendime jashtëzakonisht të rëndësishme të menaxhmentit, atë për fillimin e punës edhe gjatë orarit të natës apo 24 orë punë dhe programin nxitës për aviokompanitë. Këto dy vendim kanë rritur mundësitë e ANP për të pritur kompani të reja dhe ka stimuluar aviokompanitë që të rrisin dhe fillojnë operimet për dhe nga Prishtina. Si rrjedhojë e vendimeve të  menaxhmentit kemi mbi 7 aviokompani të reja që kanë filluar të operojnë muajve të fundit dhe disa të tjera që presin të fillojnë operimet ”, theksoi koordinatori i ANP-së, Altin Ahmeti.

Menaxhmenti i ANP pret rezultate të mira edhe gjatë sezonit të verës, i cili sapo ka filluar dhe përgjatë gjithë gjashtëmujorit të dytë.