Home | Rreth Kompanise | Profili i Aeroportit
Profili i Aeroportit
Kush jemi ne
Aeroporti është ndërtuar në vitet e 60-ta dhe kryesisht ishte përdorur si një bazë e forcave ajrore me qarkullim të kufizuar civil. I mbyllur për qarkullim civil gjatë konfliktit, u rihap si bazë ushtarake nën kontrollin e KB me 16 Janar 2000.
KFOR dorëzoi përgjegjësinë mbi operimet e Aeroportit te UNMIK me 01 Prill 2004. Këto përgjegjësi u bartën në SHKTA dhe NPAP.
SHKTA dhe NPAP ishin bashkuar nën emrin Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës SH. A me 30 Qershor 2005.
ANP operon me një pjesë të hapësirës ajrore sipër territorit të Kosovës në emër të KFOR.
Aeroporti ndodhet në luginën lindore të Kosovës rrethuar nga dy vargmale gjegjësisht ndodhet në perëndim dhe në jug. Maja më e afërt është mali i Goleshit në perëndim duke arritur lartësinë prej 1019 metrash. Mali Mushtisht rreth 35 kilometra nga aeroporti në jug arrin lartësinë prej 1723 metrash.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ndodhet afërsisht 15 km në jugperëndim të qytetit të Prishtinës; lartësia mbidetare është 545,4 metra. Pika e referencës për Aeroportin është 42ْ 34’22’’N dhe 21ْ 02’09’’E, (WGS 84).
Toka e Aerodromit, 194.2835 hektar, dhe që nga 1999 është nën kontrollin administrativ të UNMIK
Ku jemi ne në regjion
Pozita e shquar (i ndodhur në zemër të Ballkanit dhe Evropës Jugore) dhe përparësia e të qenit bazë e nisjes në mënyrë më të shpejtë për të arritur Turqinë dhe Evropën Qendrore, e bëjnë Aeroportin e Prishtinës një konkurrent të fuqishëm për secilin operator tjetër të aeroporteve në Evropën Juglindore.
Shtrirja e ndikimit të tij në Serbinë Jugore, Maqedoninë Veriore, Shqipërinë Veriore, dhe pjesën Lindore të Malit të Zi (më afër se 100 km).
Sistemi i Aeroportit të Prishtinës e ka monopolin e transportit ajror në Kosovë.
Ne jemi "nyje natyrale "
Kosova ndodhet në qendër të Ballkanit perëndimor, në një territor të ngjeshur me një formë gati qarkore.
Duke iu falënderuar kësaj, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është pothuaj e baraslarguar nga Selaniku, Sofja, Tirana, Beogradi, dhe Podgorica si dhe nga Budapesti, Bukureshti dhe Zagrebi.
Cilat janë veprimtaritë tona
Aeroporti kryesisht strehon dy lloje veprimtarish: qarkullimin civil dhe ushtarak.
Qarkullimi ushtarak përbëhet nga aeroplanë dhe helikopter ushtarak në mbështetje të ndërhyrjes së KFOR-it në Kosovë.
Terminali është i ndarë në 5 sektorë të ndryshëm:
Pjesa e Arritjes
Pjesa e Nisjes
Pjesa e VIP
Hapësira e pranimit të udhëtarëve
Hangari për ruajtjen e pajisjeve teknike
Dimensionet e Aeroportit dhe informata të ndërlidhura
Pika e referencës (WGS84)
42°34â22"N
021°02â09"E
Lartësia mbidetare dhe valëzimi gjeoid
545,4 metra
Lartësimi i secilit prag dhe valëzimi gjeoid
pista 17 - 545, 0 metra
pista 35 - 544, 1 metra
Lartësimi i skajeve të pistës
pista 17 - 545, 0 metra
pista 35 - 544, 1 metra
Pikat e ulëta dhe të larta me rëndësi në pistë
lartë: pragu i pistës 17 në 545 m
ulët: 1,350 m nga pragu i pistës 17 në 540, 8 m
Lartësimi më i madh i një të tretës së parë të pistës 17 matur nga pragu kah aterrimi
545.0 m
Temperatura e referencës e Aeroportit 26.7°C
Të dhëna për pistën
Gjatësia dhe gjerësia e drejtimit horizontal kah apo nga ndonjë pikë
176° GEO / 173° MAG 17 2501 m x 45 m
356° GEO / 353° MAG 35 2501 m x 45 m
Lloji i pragut të zhvendosur të pistës » N/A 17 – pjerrësia 0, 04% asfalti poshtë
Zonë e lirë nga pengesat: në dispozicion
Gjatësia/gjerësia e brezit të pistës: 2621 m x 255
Lloji i sipërfaqes: asfalt beton.
Gjerësia e brezit të pistës pengohet nga rrethoja paralel me pistën dhe në 62.5 m nga skaji i pistës në pjesën lindore.

