Home | Rreth Kompanise | Historia & mjedisi

Moti: 0 ° C
Kompania ajrore NIKI 20 destinacione te reja per qytetaret e Kosoves
(19/05/2011)
NIKI– kompania ajrore tri here kampione ne F1, ...

Prapavija


Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës SH. A është i vetmi aeroport në Republikën e Kosovës. Aeroporti filloi me funksionimin e tij që nga viti 1965. Fillimisht, destinimi i tij ishte të shërbente vetëm si Aeroport ushtarak, kurse më vonë ishte edhe në përputhshmëri me nevojat e trafikut civil.

Pas luftës në Kosovë, 1999, deri në vitin 2003, KFOR-i si forcë shumëkombëshe ndërkombëtare, e ka menaxhuar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ndërsa pas vitit 2003 ka fituar statusin e aeroportit civil.
Pas bartjes te autoritetet civile nga ato ushtarake, Aeroporti hyri nën mbikëqyrje të shtetit të Islandës, shtet i cili vitin e kaluar, 2008, ka certifikuar Aeroportin për plotësimin e kushteve dhe kritereve të sigurisë. 
 
Gjatë kësaj periudhe, kompania ka investuar, në projekte të ndryshme, mbi 50 milion euro, në mënyrë që ta kthen atë në një Aeroport të sigurt për operime të kompanive më të mëdha ajrore dhe ta modernizon atë për të mbajtur hapin me kohën dhe Aeroportet tjera në regjion.
 
Projektet, që ishin nën investime dhe që vlejnë për t’u përmendur janë si vijon: ri-shtresimi i pistës në vlerë prej 16 milion euro, ndriçimi i pistës me kosto prej 6 milion euro, rrethoja dhe rruga perimetrike në shumën prej mbi 1 milion eurosh, dhe shumë projekte tjera më të vogla.