Home | Rreth Kompanise | Rritja & Zhvillimi
Rritja & Zhvillimi
Sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka një mesatare fluturimi prej 20 aeroplanësh në ditë ndërsa numri po shtohet në vazhdimësi. Gjatë vitit 2008, për të parën herë ndonjëherë, numri prej 1 milion i udhëtarëve ishte arritur dhe tejkaluar. Së bashku, ishin 1.137.000 udhëtarë civil dhe përafërsisht 100 mijë ushtarak.
Gjatë vitit 2008, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës po ashtu pati një përmirësim të ndjeshëm të menaxhimit si në cilësinë e shërbimeve për udhëtarët dhe aviokompanitë, po ashtu edhe në rritjen e fitimeve.
Neto fitimet e kompanisë ishin rreth 7 milion euro.
Ndërsa për përmirësimin e shërbimeve, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës u përzgjodh nga kompania prestigjioze “Brishtish Airways”, si stacion i artë, në konkurrencë me shumë aeroporte të tjera ndërkombëtare të shteteve të ndryshme.
Menaxhmenti dhe punëtorët e kompanisë gjatë vitit 2008 arritën ta shkurtojnë kohën e procedimit të një aeroplani nga 1 orë e 8 minuta që ishte mesatarja e një viti më parë, në 37 minuta. Nga Prishtina për vendet e tjera, apo anasjelltas operojnë kompanitë më të njohura eruropiane në linja të rregullta dhe çarter si British Airways, Austrian Airlines, Malev, Swis, Turkish Airlines, Hamburg Internacional, Bell Air, Adria Airways, Croatia Airlines etj.
Mund të fluturoni me linja ajrore për në këto qytete: Tiranë, Budapest, Cyrih, Vjen, Londër, Lubjanë, Zagreb, Gjenevë, Hamburg, Frankfurt, Berlin, Romë, Sofje, dhe Stamboll etj. Edhe viti 2009, është shfaqur shumë premtues për kompaninë.
Pavarësisht krizës financiare që ka mbërthyer gjithë globin dhe është reflektuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në industrinë e aviacionit, me ulje të numrit të fluturimeve dhe udhëtarëve, gjatë dy muajve të parë të këtij viti kompania ka pasur rritje të numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve.
Janë rreth 11 milionë euro fitime në vitin 2009, apo më shumë se 50 përqind nga viti 2008, kur fitimet në ANP ishin rreth 7 milionë euro. Gjatë 2009 u rrit për rreth 6 përqind nr. i udhëtarëve krahasuar me 2008, ndërsa rrritja e numrit të fluturimeve shkoi nga 17 deri në 20 përqind.
Gjatë vitit 2008 nëpër ANP kaluan mbi 1 milionë e 100 mijë udhëtarë komercial ndërsa gjatë vitit 2009, numri i udhëtarëve arriti shifrën mbi 1.2 milion udhëtarë komercial. Veç rritjes së numrit të udhëtarëve, impresionuese paraqitet rritja e numrit të fluturimeve. Krahasuar me vitin 2008, kemi shërbyer rreth 1,000 aeroplanë më shumë gjatë 2009.
Arsyeja e rritjes kaq të madhe të numrit të fluturimeve, 17 deri 20 përqind apo rreth 1000 fluturime më shumë, është fakti se ANP ka filluar të punojë 24 orë dhe 7 ditë në jave si dhe ofrimi i Programit Nxitës dhe Stimulues për Aviokompanitë
Ka mjaft aviokompani të cilat kanë treguar interes që të fluturojnë nga dhe për në Prishtinë pas kësaj ore, qoftë për zhvendosjen e fluksit të udhëtarëve në këto orë apo për shkak të kostos më të lirë të fluturimeve pas orës 22 të mbrëmjes.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës llogaritet se ka numër të madh të udhëtarëve në raport me popullatën.
Megjithëse nuk është bërë ndonjë regjistrim i saktë i popullsisë që nga viti 1981, kur u evidentuan 1.8 milion banorë, hamendësohet se numri i banorëve për momentin ka kaluar shifrën prej 2.5 milion.
Numri i udhëtarëve prej 1.2 milion është i përafërt me gjysmën e popullatës së Kosovës dhe kjo shifër e lartë është falë numrit të madh të qytetarëve të Kosovës,të cilët jetojnë në emigracion.
Llogaritet se nga 700 e deri në 800 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë dhe punojnë në vendet e Bashkimit Europian.
Shumica prej tyre zgjedhin të vijnë pranë familjeve të tyre në Kosovës në kohë pushimesh, por sidomos gjatë muajve të verës.
Fluksi i madh i udhëtarëve në këtë kohë dhe vështirësia e tyre për të gjetur biletë gjatë kësaj periudhe, ka qenë njëra prej arsyeve që aeroporti do të fillojë të punojë gjatë 24 orëve.
Gjatë sezonit të dimrit, menaxhmenti dhe punëtorët e kompanisë mobilizohen për të përballuar reshjet e shumta të borës, shiut dhe temperaturave të ulëta.
Kosova dhe pjesa ku ndodhet Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës janë në një lartësi më shumë se 500 metra mbi nivelin e detit dhe për këtë arsye reshjet janë konstante.
Për këtë arsye kompania disponon mjetet më moderne dhe një staf të përgatitur mirë për t’i bërë ballë reshjeve të borës, shiut, mirëpo problemet më të mëdha paraqiten me rënien e mjegullës, e cila zvogëlon dukshëm dukshmërinë për pilotët e aeroplanëve.
Mjegulla është mjaft e shpeshtë në fund të muajit Dhjetor dhe Janar, sidomos gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes.
Në këso periudhash shumica e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kryhen nga ora 11 e paradites e deri në 5 të mbrëmjes.
Për të evituar këtë, kompania ka investuar mbi 6 milion euro në një sistem modern të ndriçimit të pistës së aeroplanëve.
Kjo do të bëjë Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës nga kategoria C ku është tani, të kalojë në një kategori më të lartë B, dhe aeroplanët do të mund të aterojnë edhe në kushtet e dukshmërisë prej 500 metrave.
Me sistemin aktual, minimumi i lejuar për aterim është 800 metra dukshmëri.
Për dallim nga një pjesë e madhe e aeroporteve nëpër botë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës shërbimi i karrocave ofrohet pa asnjë pagesë. Udhëtarët mund ta marrin atë dhe të bartin bagazhet e tyre edhe jashtë objektit të terminalit, deri te automjeti që kanë zgjedhur për t’i transportuar, por pa kaluar rrethojën e aeroportit.
Kur flasim për bagazhet vlen të theksohet se mesatarja e pritjes së bagazheve që nga momenti i aterrimit të aeroplanit, nuk shkon më shumë se 15-deri në 20 minuta.
Menaxhmenti i kompanisë është në përpjekje të vazhdueshme që ta shkurtojë sa më shumë kohën e pritjes dhe për këtë qëllim është duke i investuar më shumë se 1 milion euro në sistemin më të ri të sortimit të bagazheve, i cili pritet të instalohet këtë vit.

