Moti: 0 ° C
Kompania ajrore NIKI 20 destinacione te reja per qytetaret e Kosoves
(19/05/2011)
NIKI– kompania ajrore tri here kampione ne F1, ...

Investitoret: Aeroporti eshte ne rregull, duhet vetem te zgjerohet

Shefat ekzekutiv dhe përfaqësues të tjerë të tre kompanive konkurente të kualifikuara për të marrë me koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës,  “Fraport Ictaf Hava Limani Isletme A.C, konzorciumi Bouyges Batiment - Egis Segap dhe konzorciumi Limak -Aeroport de Lion u shprehën shumë të kënaqur dhe të befasuar me gjendjen aktuale të të vetmit aeroport në Kosovë.
Gjatë një vizite që i bënë ata aeroportit, në kuadër të Konferencës për Investitorë që po mbahet nga ana e Qeverisë së Kosovës, ata u njohën nga ana e drejtorit menaxhues  Agron Mustafa me performansën financiare dhe operative të kompanisë gjatë viteve të fundit.
“Mund të ju them me bindje të plotë se ANP është një prej aeroporteve më atraktive në regjion. Jemi certifikuar në fund të vitit 2008 me një certifikatë ndërkombëtare nga Islanda, çertifikatë që dëshmon plotësimin e kritereve ndërkombëtare  për operim. Dëshmi e atraktivitetit të këtij aeroporti është fakti se tek ne operojnë kompanitë më të njohura përshirë British Airways, Austrian Airlines, Turkisht Airlines, Air Berlin, Swiss, Malev, Germania dhe shumë e shumë kompani tjera të njohura. Numri i udhëtarëve që kanë operuar këto kompani gjatë 2009 është mbi 1.2 milionë udhëtarë”, tha Agron Mustafa, drejtor menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Sipas tij, fitimet neto të aeroportit në vitin 2009 duke përfshirë disa të hyra të jashtëzakonshme janë rreth 11 milion euro, ndërkohë që kompani tjera të mëdha dhe me emër pritet të operojnë në këtë aeroport nga sezoni veror.
“Mund të ju them edhe një lajm të mirë. Easy Jet, kompania më e madhe ndërkombëtare e fluturimeve të lira është para vendimit final për të fluturuar minimum 4 herë në javë nga Zvicra në Prishtinë dhe anasjelltas. Shpresojmë që konkurenca gjatë viteve në vazhdim do të forcohet dhe më shumë dhe nga kjo do të përfitojnë drejtpërdrejt udhëtarët përmes fluturimeve më të lira”, tha tutje drejtori Mustafa.
Pas prezentimit shefat edhe përfaqësuesit e tre kompanive konkurrente, kanë vizituar pothuajse të gjitha pjesët e aeroportit, nga ku u ndanë shumë të kënaqur.
Philipp Bernard, Zyrtari Kryesor Ekzekutiv- CEO, i Aeroports de Lyon, tha se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është shumë atraktiv dhe i zhvilluar .
“Jemi të befasuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Na ka befasuar  sidomos fakti që ky aeroport operon me standarde të larta ndërkombëtare, çdo gjë është në vendin e vet dhe nga sa po shohim ky menaxhment është menaxhues në mënyrë profesionale . Nga vizita që bëmë, mund të konkludojmë se çdo gjë ëshë në rregull me përjashtim të faktit që ky aeroport duhet zgjeruar më shumë. Jemi me fat që jemi pjese e këtij tenderi”, tha CEO i Aeroport de Leyon Philipp Bernad, duke përgëzuar edhe menaxhmentin për punën e tij.