Home
 
 

Moti

Fair

14°C

Prishtina

Fair

Humidity: 67%

Wind: 8.05 km/h

  • 21 Oct 2014

    Clear 21°C 8°C

  • 22 Oct 2014

    PM Rain 19°C 2°C

Lajmet e fundit

Aeroporti

E tëra filloi në vitin 1965

1965
Aeroporti i Prishtinës është hapur zyrtarisht vetëm për fluturime brenda vendit.

1985
Njësia e Teknologjisë Informative është pajisur me teknologji sipas standardeve të ICAO-s.

1999
Aeroporti është transferuar në një Aeroport Ndërkombëtar me riaktivizimin dhe avancimin e pas luftës me datën 15 Tetor 1999 me ofrimin e transportit ajror në disa qytete Evropiane.

2000
Fillimisht ky aeroport ka operuar vetëm fluturime humanitare deri në fillim të vitit. Gjatë kësaj periudhe forcat e KFOR-it Rus së bashku me forcat tjera të NATO-s dhe aleatët e saj ishin përgjegjës për sigurinë e Aeroportit. Aeroporti i Prishtinës në fillim ka nisur me operimet dhe çështjet tjera të aeroportit me gjithsej 45 punonjës.

2002
Platforma dhe Terminali i udhëtarëve kanë filluar të rinovohen dhe kanë zgjeruar punën për t’u kompletuar në muajt e ardhshëm (në fund të verës); përdorimi dhe furnizimi i energjisë elektrike ishin rritur dhe ishin ndërtuar ndërtesat e reja për CARGO.

2002-2005
Aeroporti vlerësoi se ishin pranuar dhe përcjellë diku prej 800.000 deri në 1.000.000 udhëtarë komercial dhe ushtarakë në vit. Aeroporti ka rindërtuar objektet dhe ka instaluar teknikat e reja në mënyrë që të ndihmojë në ofrimin e një diapazoni të gjerë të shërbimeve cilësore për udhëtarët dhe vizitorët e saj. Kërkesat e Aeroportit pas periudhës së pasluftës ishin të orientuara drejt renovimit. Gjatë tri viteve të fundit kompania ka rinovuar dhe ri-organizuar aeroportin në tërësi.

2006
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ fitoi cmimin ‘Aeroporti më i mirë në kategorinë e më pak se 1 milion udhëtarë’.

2007
Në pjesën e parë të këtij viti, numri i udhëtarëve është rritur për 11%.

2008
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ u certifikua nga Autoriteti i Aviacionit Civil Islandez pas plotësimit të standardeve të sigurisë dhe sigurimit si rezultat i investimeve në projekte të ndryshme si rishtresimi i pistës, ndriqimi i pistës, rruga dhe rrethoja perimetrike si dhe disa investimeve tjera.

2009
Aeoporti filloi të operojë 24 orë.

Gusht 2010
Aeroporti u dha me koncesion pas një marrëveshjeje në mes të Qeverisë së Kosovës – Partneritetit Publiko Privat dhe konsorciumit Turko-Francez ‘Limak & Airports de Lyon’. Qeveria e Kosovës nënshkroi një kontratë me koncesionërin e aeroportit ‘Limak & Airports de Lyon’ për menaxhimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për 20 vitet e ardhshme.

Prill 2011
Konserciumi Turko-Francez, Limak dhe Aeroport de Lyon , morën zyrtarisht në menaxhim të plotë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.Partneriteti publiko- privat parasheh dhënjen me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për 20 vitet e ardhshme, ku parashihet që i vetmi aeroport në vendin tonë të modernizohet dhe të zgjerohet në 25 mijë metra katrorë, nga investimet prej mbi 100 milionë euro që do të kryjë kompania Limak - Aeroport De Lyon.

Prapavija e LIMAK-ut
LIMAK INC. ishte themeluar në vitin 1976 me qëllim të operimit në fushat e inxhinieringut dhe ndërtimit. Brenda pesë viteve të themelimit të saj kompania përfshiu edhe instalimin e uzinave dhe projekteve të ndërtimit të çelikut. Duke vazhduar kështu në vitin 1979 së bashku me rritjen voluminoze në punën e saj kompania mori përsipër dhe kompletoi punët si digat, paisjet ujitëse të bimëve , autostrada, tubacione,projektet e trajtimieve impiante dhe fabrikat kyqe me standarde të larta kohore dhe kualitative duke qenë kompani kryesuese publike dhe private në organizatat e Shteteve të Bashkuara.
LIMAK gjithmonë ka qenë në linjë me zhvillimet bashkëkohore përmes mbështetjes së Këshilltarëve të Specializuar të saj me mbi 100 inxhinierë, teknikë, ekspertë projektesh dhe personel kualitativ administrativ. Me më shumë se 5000 punonjës, një flotë në rritje dhe paisje kapitale që janë krenarë në kontribuiimin e ekonomisë Turke përmes LIMAK-ut.
Në shekullin 21 duke forcuar strukturën organizative me fuqinë punëtore më të kualifikuarën , në prodhimin e sinergjisë së bashku me pjesëmarrjen e partnerëve strategjik vendor dhe ndërkombëtarë dhe duke bërë shfrytëzimin më efektiv teknologjik dhe mundësive menaxheriale me qëllim të avancimit të LIMAK u bë një kompani konkuruese botërore.
Me qëllim që të ndajë përvojën e saj me kompani tjera që vazhdimisht të ndjekin zhvillimet teknologjike për zgjedhjen e problemeve të sektorit të saj dhe duke zhvilluar bashkëpunimin në mes Shtetit dhe Sektorit Privat LIMAK u bë pjesë e disa shoqatave si Turkey Contractors Union (TMB), International Contractors Union (UMB), Asphalt Contractors Association (ASMÜD), Construction and Installation Employers Trade Union (Association of), Foreign Economic Relations Committee (DEIK), Turkish National Committee Highways and Ankara Chamber of Trade.