Profili i Kompanisë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës 'Adem Jashari' menaxhohet dhe operohet nga konsorciumi Limak dhe Aeroports de Lyon. Konsorciumi Limak dhe Aeroports de Lyon mori menaxhimin dhe operimin e aeroportit pas Marrëveshjes mbi Partneritetin Publiko Privat të nënshkruar më 12 Gusht 2010.

Që atëherë, konsorciumi ka ndërtuar Terminalin e ri me 42.000 metra katrorë me ndërtesat përcjellëse duke përdorur teknologjinë më të fundit në treg.

Limak Holding, që është në konsorcium me Aeroports de Lyon, është një nga kompanitë kryesore e njohur në gjithë botën në sektorë të ndryshëm përveç aviacionit të tilla si investimet, ndërtimet, turizmi, energjia, çimento dhe ushqimet. Aktualisht operon me Aeroportin Ndërkombëtar Sabiha Gokcen në Turqi ndërsa Aeroports de Lyon është i njohur për shërbimet e operimeve të aeroportit. Aktualisht operon dhe menaxhon me Aeroport de Lyon në Francë.

Konsorciumi Limak dhe Aeroports de Lyon do të menaxhojë dhe operojë me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës 'Adem Jashari' 20 vite nga data e marrëveshjes duke transferuar të gjitha asetet e veta te Qeveria e Kosovës pas përfundimit të kësaj periudhe kohore.

Faqe kryesore

Moti

Yahoo Weather