Koordinimi i Fluturimeve

Procesi i lehtësimit përqendrohet në bashkëpunimin vullnetar ndërmjet kompanive ajrore dhe lehtësuesit/koordinatorit të orarit të fluturimeve të Aeroportit Ndërkombëtar Limak Kosovë. Kompanitë ajrore dhe lehtësuesi/koordinatori i orarit i LKIA duhet të përdorin formatet e këmbimit të mesazhit SSIM të krijuara për komunikim në aeroporte të Nivelit 2 (aeroporte të Nivelit, shih WSG në www.iata.org/wsg).

Kalendari i aktiviteteve të koordinimit specifikon datat kur kompanitë ajrore paraqesin operimet e tyre të planifikuara te lehtësuesi/koordinatori i orarit i Aeroportit Ndërkombëtar Limak Kosovë dhe datat kur lehtësuesi/koordinatori duhet t’iu përgjigjet kompanive ajrore për çdo sezon të fluturimit.

Lehtësuesi/koordinatori i orarit i LKIA duhet t’i përgjigjet secilës paraqitje fillestare të kompanive ajrore në formatin SAL, duke renditur operimet e planifikuara të asaj kompanie ajrore të mbajtur në bazën e të dhënave të lehtësuesit dhe rregullimet e mundshme të rekomanduara të orarit. Kompanitë ajrore duhet të organizohen për t'u takuar me lehtësuesin në Konferencat e orareve të fluturimit për të zgjidhur ndonjë çështje të pazgjidhur.
Kompanitë ajrore dhe operatorët e tjerë të aeroplanëve duhet të përditësojnë lehtësuesin/koordinatorin e orarit të LKIA me të gjitha ndryshimet në operimet e tyre të planifikuara menjëherë pasi të bëhen të njohura.
Për këtë shkak, lehtësuesi/koordinatori i orarit do të informojë aeroportin dhe të gjitha palët relevante për ndryshimet e planifikuar të operimeve.

 

Faqe kryesore

Moti

Yahoo Weather