Info për udhëtarë

Udhëtimi përmes aeroportit tonë ju lë me përvojë të madhe në kujtesën tuaj. Punonjësit e trajnuar mirë në shërbimin e pranimit të udhëtarëve japin më të mirën e tyre për t’ju bërë të ndjeheni klientë të vlefshëm.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” aktualisht ka 27 sportele të pranimit të udhëtarëve.

Artikuj të ndaluar dhe mallra të rrezikshme

Më poshtë, ju lutem gjeni bashkangjitur listën e artikujve të ndaluar lidhur me të drejtat e udhëtarëve për artikujt e ndaluar.

Procedurat e pranimit të udhëtarëve

Sportelet e check-in hapen dy orë para fluturimit.

Sportelet mbyllen 40 minuta para nisjes. Procedurat e pranimit bëhen shumë shpejt duke iu falënderuar personelit të përkushtuar dhe paisjeve bashkëkohore të cilat i posedon aeroporti.

Çdo udhëtar regjistrohet për më pak se 3 minuta.

Kufizimi i bartjes së lëngjeve në bagazhet e dorës

Duke filluar nga data 6 Nëntor 2006, rregulla të reja të sigurisë sa i përket skanimit të bagazhit po zbatohen në Bashkimin Evropian (dhe në shtetet si Norvegjia, Islanda, Lihtenshtajni dhe Zvicra). Ndër të tjera, ata e kufizojnë sasinë e lëngjeve që ju mund të bartni në valixhen e dorës. Rregullat e reja vlejnë për të gjitha fluturimet brenda BE-së, respektivisht për fluturimet vendore dhe ato ndërkombëtare. Valixhet e kontrolluara nuk përfshihen nga kufizimet e reja. Bartja e ndonjë prej objekteve të ndaluara në valixhen tuaj të kabinës është e ndaluar. Artikuj të lëngshëm janë të lejuar vetëm kur janë të paketuar në kontejnerë me kapacitet prej 100 ml/100 gram ose më pak dhe të vendosur në një qese plastike të tejdukshme që mund të hapet dhe mbyllet, me kapacitet jo më të madh se 1 litër. Përmbajtjet e qeseve plastike duhet të përshtaten mirë dhe qeset duhet të jenë të mbyllura. Çdo udhëtar mund të bart vetëm një qese të tillë me lëngje. Qesja duhet të paraqitet për ekzaminim. Fotot e objekteve të rrezikshme janë shfaqur në çdo sportel.

Ju lutemi, jeni në dijeni që 'Lëngjet' përfshijnë:

Të gjitha pijet, përfshirë ujin, supën, shurupet, kremërat, losionet, vajrat, parfumet, shkëlqimet apo balsamet për buzë, ngjyra për vetulla, etj.

Spërkatësit dhe përmbajtjet e kanaçeve me presion, përfshirë shkumën e rrojës dhe deodorantet spërkatës, pastat, përfshirë pastën e dhëmbëve, xhelin, përfshirë edhe xhelin për flokë dhe dush, dhe tretjet dhe artikujt tjetër me përbërje të ngjashme.

Kufizimet e mëposhtme zbatohen për sasinë e lëngjeve:
Lëngjet mund të barten vetëm në enë jo më të mëdha se 100ml.

Ju mund të mbani:

Barna, ushqim për fëmijë dhe lëngje të përfshira në një dietë të veçantë që ju nevoitet gjatë fluturimit. Ju mund të bartni ushqim foshnje dhe ushqim të veçantë për aq sa të keni nevojë gjatë fluturimit tuaj. Barnat esenciale për periudhën e udhëtimit janë të lejuara vetëm nëse udhëtari posedon dokumentacionin mbështetës nga një profesionist i kualifikuar mjekësor përkatës. Kjo gjithashtu përfshin lëngjet që përdoren për qëllime mjekësore, të tilla si prodhime të gjakut dhe lëngje për shpërlarje. Ju mund të merrni me vete artikuj të lëngshëm të çdo madhësie të blerë pas kontrollit të sigurimit në sallën e pritjes para nisjes. Shumica e blerjeve në shitoret pa taksa (duty free) ose blerje të ngjashme do t’ju jepen në ndonjë qese të veçantë të mbyllur - mos i hapni këto qese deri sa të keni arritur në destinacionin tuaj final. Ju gjithashtu duhet të mbani dëshmi për blerjen gjatë udhëtimit tuaj pasi që mund t’ju kërkohet për të treguar atë në një pikë të transferimit.

Dokumentet e check-in:

Udhëtarëve iu kërkohet pasaporta si identifikim në sportelin e regjistrimit, kontrollë të pasaportave dhe në dalje për në aeroplan.

Ndihma e veçantë:

Për hir të përjetimit të një fluturimi të qetë dhe ofrimit të shërbimit më të përshtatshëm për udhëtarët që kërkojnë ndihmë të veçantë dhe udhëtarëve me lëvizëshmëri të zvogëluar, është shumë e rëndësishme që gjatë rezervimit të fluturimit kompania ajrore të ketë informacion në lidhje me ndihmën e veçantë ose nevojat e posaçme të udhëtarëve si gjatë fluturimit ashtu dhe në aeroporte ku ata udhëtojnë. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës 'Adem Jashari' Limak Kosovo, aeroporti ka në përdorim shkallët e hipjes në aeroplan. Nëse nuk jeni në gjendje të ecni lartë e poshtë këtyre shkallëve deri në aeroplan dhe nga aeroplani, ju duhet të informoni paraprakisht personelin e sportelit gjatë regjistrimit tuaj (në check-in). Në çdo rrethanë, ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për t’iu ndihmuar. Udhëtarët në karroca duhet t’i informojnë punonjëset e sportelit për paaftësi të tyre të ecjes apo ecjes nëpër shkallët e aeroplanit në mënyrë që të ndihmohen siç duhet. Prindërit ose kujdestarët e fëmijëve të moshës 5 -12 vjeç që udhëtojnë vetëm duhet të plotësojnë formularin përkatës për t’iu ofruar shërbim të miturve të pashoqëruar që është në dispozicion nga kompania ajrore.

Skanimi me rreze X

Këpucët apo mbathjet tjera mund të ketë nevojë të hiqen. Shmangni bartjen e artikujve metalik që mund të shkaktojnë alarme detektori metali (p.sh. rripa, kopsa, pirsing trupi dhe këpucë me thembër metalike). Të gjithë artikujt e dorës duhet të vendosen në një tabaka për t’u skanuar; ju lutemi, hiqni xhaketat gjatë qasjes në pjesën e përparme të linjës së skanimit. Laptopët, kamerat dhe pajisjet tjera mbani jashtë bagazhit në gatishmëri për inspektim.

Mos lini valixhet tuaja të pashoqëruara sepse valixhet e lëna të pashoqëruara do të largohen nga Sigurimi i Aeroportit.

Nëse keni ndonjë gjë të paqartë me informatat ndërlidhëse me procedurat e pranimit të udhëtarëve ju lutemi të kontaktoni mbikqyrëset e ndrrimit në:
E-mail: team.leaders@limakkosovo.aero
Tel: +381(0) 38 501 502 1362

Bagazhi i humbur & i gjetur

Nëse bagazhi juaj është vonuar ose ka humbur gjatë fluturimit tuaj, ju duhet të informoni shërbimin tonë Lost & Found sa më shpejt të jetë e mundur. Punëtori ynë do t'ju ndihmojë në plotësimin e raportit për bagazhin e humbur me anë të përshkrimit të modelit, prodhuesit dhe ngjyrës së valixhes suaj. Do t’ju kërkohet bileta e fluturimit tuaj dhe etiketa e bagazheve. Pasi ta raportoni bagazhin tuaj të humbur, Shërbimi Lost & Found menjëherë do të përpunojë raportin tuaj dhe të fillojë gjurmimin e bagazhit tuaj të humbur. Ju do të kontaktoheni menjëherë pasi të kuptohet se ku gjendet bagazhi juaj dhe kthimit të tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës 'Adem Jashari'.
Nëse keni ndonjë vështirësi në gjetjen e informacioneve të ndërlidhur me procedurat e valixheve tuaja , ju lutemi kontaktoni Lost & Found në:

E-mail: lost.found@limakkosovo.aero 
Tel: +381(0) 38 501 502 1270
+381(0) 38 501 502 1271

Shërbimet CIP dhe 17/02

Kjo sallë pritjeje krijon një zgjidhje alternative dhe më të përshtatshme për udhëtarët e shpeshtë dhe falënderues të Kosovës. Pasagjerët që dëshirojnë të kenë një përvojë të pavarur fluturimi me një shërbim të ofruar nga profesionistë me përvojë të gatshëm për ndihmë, procedurë të shpejtë për check-in dhe check-out, dhe privilegjet e parkimit mund t’i gëzojnë komoditetet nga disponueshmëria e Shërbimit 17 | 02.

Për anëtarët e këtij shërbimi tregohet kujdes duke iu ofruar komoditetin maksimal nga automjeti në aeroplan apo anasjelltas. Personi përgjegjës për anëtarin i mirëpret ata në hapësirën e nisjes, dhe i ndihmon ata përgjatë rrugës. Kujdes tregohet edhe për bagazhin e tyre, procedura e check-in është e përshpejtuar, dhe, sipas mundësisë, kontrolli i pasaportës bëhet në sportelet e shpejta.

Qëllimi kryesor i sallës 17 | 02 është rehatia e anëtarit të saj. Ambjentet akomoduese janë larg nga hapësirat e rëndomta, në një atmosferë të qetë pa njoftimet me zë të lartë dhe puna e zakonshme e aeroportit. Hapësira gjithashtu ofron internet falas, mjete të zakonshme për një zyre, gazeta/revista të përditshme dhe javore. Ka edhe pije freskuese dhe ushqime të ndryshme në dispozicion gjatë gjithë kohës, pa pagesë për të gjithë shfrytëzuesit e sallës.

Shërbimet dhe përfitimet e sallës 17 | 02 mund të shijohen me anë të pagesës për një shfrytëzim apo përmes anëtarësisë vjetore. Të dyja metodat e pagesës ofrojnë një vlerë që është shumë më e madhe se sa çmimi, por edhe anëtarësimet vjetore përfitojnë gjithashtu nga parkimi pa pagesë, dhe gjithashtu mund t’i shfrytëzojnë shërbimet me një mysafir shoqërues.

Ne jemi të lumtur që mund t’iu ofrojmë këtë luks. Për çdo informacion të mëtejshëm, ju lutem kontaktoni secilin anëtar të stafit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari" ose përmes e-mail në adresën cip@limakkosovo.aero.

Info për udhëtarë

Faqe kryesore

Moti

Yahoo Weather